Ende pa filluar, CAS përjashton lojtarin e parë nga Kupa e Botës

Legjenda e Perus, Paolo Guerrero do të mungojë në Botërorin e 2018, pasi që ka dal pozitiv në testin e dopingut

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero pritet që të mungojë në Botërorin e 2018’ës pasi që është testuat pozitivisht në doping pas analizave të thella.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka mbajtur sot një seancë me Agjencinë Botërore të Anti- Dopingut për të pezulluar Guerreron në 14 muaj.

Lajmi i CAS u lajmërua edhe nga Federata Peruane e Futbollit (FPF) ka postuar fotografi të kapitenit të tyre që kishte bërë gjatë një fotosesioni të lojtarëve për këtë datë.

Sulmuesi 34 vjeç është testuar pozitiv në kokainën metabolike benzoylecgonine, test që i ishte bërë atij gjatë ndeshjes në tetor kundër Argjentinës për kualifikime.

FIFA kishte reduktuar ndalesën e tij në gjashtë muaj ku Guerrero u rikthye në aksion këtë javë për skuadrën e Brazilit, Flamengo në fillim të këtij muaji, kurse ai kishte shënuar të dielën kundër skuadrës Chapecoense.