Firence është qyteti më i mirë në botë

Ka mijëra qytete në botë dhe secila prej tyre ka veçantinë e vet. Por disa zënë një vend nderi sepse përveç bukurisë natyrore kanë shumë për të ofruar në kulturë, histori, kulinari e në aspekte të tjera.

Firence është kryeqendra e rajonit italian të Toskanës. Qyteti është i njohur për kulturën, artin e epokës së Rilindjes, arkitekturën dhe muzetë. Qyteti ka një numër të madh muzesh dhe galerish, si galeria “Ufizzi” dhe “Palazzo Pitti”.

Condé Nast Traveler ka bërë publikë rezultatet e një sondazhi mes lexuesve dhe Firence, në Itali, është zgjedhur qyteti më i mirë në botë nga udhëtarët. Qyteti italian është si një muze i gjallë, ku cdo rrugë, rrugicë dhe ndërtesë është e mbushur me histori. Eshtë një margaritar në mes të Europës dhe të gjithë duhet ta vizitojnë, të paktën një herë…

Firence është e famshme për arkitekturën e jashtëzakonshme: Shumë prej ndërtesave janë ngritur që përpara periudhës së Rilindjes. Ndërtesa më e spikatur e qytetit është Duomo, katedralja kryesore e Firences, e cila zyrtarisht quhet Bazilika e Santa Maria del Fiores
Arkitektura e stilit Gotik e Duomos është shumë mbresëlënëse.

Lumi Arno përshkon mesmpërmes qytetin. Gjithashtu, është kaq i qetë, saqë gjithë kohës sheh njerëz me kajakë që duken sikur rrëshkasin mbi ujë. Ka shumë ura mbi Arno, por ura më e famshme është Ponte Vecchio, një urë mesjetare prej guri e mbuluar me dyqane. Firence është vendi ku ndodhet Uffizi, një prej muzeve të artit më të famshëm në botë
Këtu ndodhen dhjetëra kryevepra të artit, duke përfshirë edhe “Pranverën” e Sandro Botticellit.

Në Firence ndodhet edhe Accademia, aty ku ndodhet një prej skulpturave më të famshme në botë: Davidi i Mikelanxhelos.

Ka një replikë të Davidit tek Piazza della Signoria

Sheshi është i mbushur edhe me vepra të tjera arti. Në fakt mund të thuhet që Firence është një prej qyteteve të artit më madhështorë në botë.

Njihet gjithashtu edhe si një prej qyteteve me ushqimin më të mirë në botë, me restorante, piceri, dhe kafene të jashtëzakonshme. Vendasit zënë radhë për pikat më të mira, si për shembull Trattoria da Mario.