Fotografi italian, art me mbeturinat e detit shqiptar te Rana e Hedhun

Cristofori-t duket se i ka bërë shumë përshtypje “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, të cilin e ka kapur nga një këndvështrim mjaft interesant.

 

Fotografi italian Tiziano Cristofori, i cili kishte ardhur për të kaluar disa ditë si turist në Shqipëri, nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë disa shkrepje.

Cristofori-t duket se i ka bërë shumë përshtypje “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, të cilin e ka kapur nga një këndvështrim mjaft interesant.

Sheshi “Skënderbej” në sytë e fotografit italian

Por edhe më mbresëlënëse duket aftësia e fotografit italian për të shndërruar edhe të metat e Shqipërisë në një art të bukur dhe plot pozitivitet.

Në fakt, gjatë ndalesës së tij te Rana e Hedhun në Shëngjin, fotografi italian ka mbledhur çka mundur nga mbetjet plastike dhe jo vetëm që nxjerr në breg deti ynë, i “furnizuar” më së keqi nga çfarë vazhdojmë të hedhim fatkeqësisht prej shumë vitesh në lumenj, duke realizuar një kolazh shumëngjyrësh, të përmbledhur në një fotografi mjaft tërheqëse.