Gjendet trupi i pajetë i një të riu, dyshohet se është therur me thikë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në zonën e “Zogut të Zi”, në qytetin e Fierit.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur kufomën, i cli i përket një të riu rreth moshës 30 vjeç.

Viktima, i cili dyshohet të jetë goditur me thikë, u dërgua në spitalin e Fierit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një grindje mes dy të rinjve.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjares, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

Gjithashtu vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë.