Gjergj Dedaj merr konfirmimin se është pranuar ambasador në Maqedoni

Gjergj Dedaj është pranuar nga shteti i Maqedonisë për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës si ambasador në këtë shtet.

Lajmin e ka konfirmuar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë ti tij:

Do të jem ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës në Maqedoni

Falënderoj presidentin Thaçi për dekretimin tim, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe një falënderim për presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishëm shtetëror.
Thellimi i bashkëpunimit dhe miqësisë me Republikën e Maqedonisë, do mbetet prioritet i angazhimit tim ne Shkup!

Do jam Ambasador i devotshem dhe dinjitoz, i Kosoves ne Maqedoni!

Falenderoj Presidentin Thaqi, per dekretimin tim, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Shkup, si dhe nje falenderim per Presidentin e Republikes se Maqedonise Ivanov, per nenshkrimin e dekretimit tim, ne kete mision te rendeshishem shtetrore.
Thellimi i bashkepunimit dhe miqesise me Republiken e Maqedonise, do mbetet prioritet i angazhimit tim ne Shkup!