Gliko Portokalli

Përbërësit:

5 kokrra portokall

1 kg sheqer

500 ml ujë

1 kokerr limon

Përgatitja:

1 Si fillim, qëroni mirë portokajtë, duke ia pastruar edhe pjesën e bardhë që mbetet dhe më pas i prisni në feta të holla

2 Futini portokajtë në ujë dhe vendosini të ziejnë. Pasi uji arrin pikën e vlimit dhe portokalli ka arritur proçesin e tij termik, i nxirrni dhe i vendosni në një enë me ujë të ftohtë.

3 Pasi portokalli ftohet, në një enë tjetër hidhni 150 ml ujë dhe i shtoni 300 gr sheqer. Pasi bëni bashkimin e këtyre përbërësve, i vendosni në zjarr të lehtë deri sa të fillojë të trashet pak lëngu.

4 Pas këtij procesi, hidhni portokajtë dhe lerini në zjarr të ulët për 10 minuta.

5 Pas 10 minutave e hiqni enën nga zjarri. Lereni për 30 minuta deri sa masa që ndodhet në enë të ftohet plotësisht.

6 Më pas e vendosni enën sërish në zjarr të ulët për 10 minuta të tjera dhe hiqeni sërish e lereni të ftohet.

7 Këtë proces do e bëni 3-4 herë, deri sa lëngu i glikosë të jetë i trashë.

8 Pas përfundimit të gatimit, shërbejeni glikonë për familjarët tuaj. /Shije.al