Historia e vërtetë e tiramisusë

Shumë legjenda mund të na hutojnë dhe mund të mos na japin një përgjigje të saktë, se kur ka lindur ëmbëlsira klasike italiane. Në fakt, kjo ëmbëlsirë është lindur në Treviso në vitin 1970, por me disa ndikime të ardhura nga rajonet fqinje. Është aq e mirë, sa duket sikur është një ëmbëlsirë, që ka qenë gjithmonë mes nesh, sepse është pjesë e jetës sonë.

Ajo është pjesë e çdo feste, jo vetëm në Itali. Por, ku dhe si ka lindur tiramisuja? Cila është receta origjinale e saj?

Baballarët e tiramisusë

Loly Linguanotto e Giuseppe Maffioli

Mund të themi se tiramisù-në mund ta quajmë edhe “tirame sù”, duke parë që, kjo ëmbëlsirë ka një vend të caktuar të lindjes: Treviso. Gjithçka filloi nga një përizerje pak e ëmbël, me bazë të verdhën e vezës, që përgatitej kryesisht për fëmijët ose të moshuarit. Në fund të viteve ’60, aktori, regjisori dhe gastronomi Giuseppe Maffioli botoi një libër, “Kuzhina trevisiane”, në të cilin përshkruan edhe këtë lloj “ëmbëlsire”. Pastiçierët dhe restorantet trevisiane, po përpiqeshin për të përhapur këtë lloj ëmbëlsire vërtet të veçantë. Ëmbëlsira, megjithatë duket se erdhi në formën që njohim sot në vitin 1970, siç dëshmon Maffioli dhe “Vin Veneto”, revista që ai themeloi, në numrin e parë të vitit 1981.

“Ka lindur kohët e fundit, pak më shumë se një dekadë më parë, një ëmbëlsirë në qytetin e Trevisos,  ‘Tiramesu’, e cili është propozuar për herë të parë në restorantin “Alle Beçherie” nga një kuzhinier i quajtur Loly Linguanotto, i cili vinte nga një përvojë pune në Gjermani.”

Tiramisù-ja u bë menjëherë shumë popullore, jo vetëm në Treviso dhe në zonën përreth, por në gjithë Italinë.

Intervistuar nga TG2 në vitin 2012, pronari i fundit i restorantit (mbyllur fatkeqësisht në vitin 2014), Carlo Campeol, shprehej kështu: “Linguanotto, në fillim të viteve ’70, nuk shpiku asgjë, por vetëm duke i kombinuar përbërësit e përdorur gjithmonë, tashmë të njohur, krijoi një tortë që ka ngjallur imagjinatën dhe dëshirën e të gjithëve”.

Receta origjinale

Së pari, të gjejmë recetën origjinale. Përbërësit janë: maskarpone, vezë, sheqer, biskota të lehta, kafe dhe kakao pluhur.

Hedhim vezë dhe sheqer, pastaj i shtojmë maskarpone dhe të bardhat e vezëve të mbetura. Zhysim biskotat në kafe dhe i lyejmë edhe me shtresat e kremit të vezës dhe djathit maskarpone,  duke i lyer me një sasi të vogël kakaoje në fund. Pika themelore është kremi, i cili duhet të mbetet i butë dhe i bollshëm, pa u thithur plotësisht nga biskotat. Siç e shohim, në recetën klasike nuk është shënuar asnjë pije apo çokollatë brenda shtresave. Nëse ju preferoni të shtoni liker, megjithatë, mund ta bëni.

Ndikimet: zupa angleze, kremi bavarez dhe ëmbëlsira torineze

Siç thotë Maffioli, kuzhinieri “rastësisht” kishte përvojë në Gjermani. Përse? Sepse ndryshe nga ëmbëlsirat e tjera të ngjashme me bazë vezën dhe sheqerin dhe zuppës angleze, tiramisuja i përket traditës së kuzhinës të Emilia-Romagna-s dhe Toscana-s dhe ka qenë frymëzim edhe për gatimet bavareze.

Ndërsa biskotat që përdoren, duket se janë më tepër një “frymëzim” alla torte franceze apo piemonteze, një recetë me bazë çokollatën, të përshkruar nga Artusi, ku mund të përdorni edhe liker ose rum. Tiramisù me liker dhe sasi të bollshme të çokollatës, duket se ka ndikim të hershëm piemontez. Përdorimi i maskarpones ngjan në fakt një prestigj i kuzhinës lombardeze, duke pasur parasysh se ”epiqendra” e prodhimit të saj është e vendosur në mes të Lodi dhe Abbiategrasso.

Debati vazhdon

Në vite është folur për shumë origjina dhe “baballarë” të kësaj torte. Francesco Soletti, përshembull  ka sjellë “zuppën e dukës”, një ëmbëlsirë e vogël dedikuar Cosimo III de ‘Medici, por që është më shumë një nga paraardhëset e tiramisusë, edhe për shkak të mungesës së biskotave dhe maskarpones. Një tjetër legjendë është se ndoshta ëmbëlsira e Torinos, e quajtur tiramisu vjen nga fjala “tirare su”  (tërheq lart) dhe lidhet me Cavour dhe përpjekjet e tij për të unifikuar Italinë. Por këto janë vetëm legjenda. Duket se debati është edhe rreth restorantit ku ka lindur tiramisuja, pasi mund të jetë Treviso apo dhe Friuli.

Llojet e tiramisusë

Natyrisht, nga origjina deri sot, tiramisuja ka kaluar në një rrugë të gjatë: një adhurim i ëmbël në vitet ’80 dhe sot është një nga prodhimet klasike të kuzhinës.  Madje ka një llojshmëri të versioneve alternative të tiramisusë: me pije dhe çokollatë, me tortë sfungjer, me biskota, luleshtrydhe, akullore, lëng limoni, kos… Ky është shembulli i një ëmbëlsire vërtet të paimitueshme./Shije.al