I armatosur dhe me dylbi në makinë, ja kush është i arrestuari që u kap dhe me drogë

Një person i cili lëvizte i armatosur, me dylbi në makinë dhe që mbante kanabis sativs në shtëpi, u vu në prangat e policisë.

Nga ana e uniformave blu të Vlorës, mbrëmjen e kësaj të marte u kurorëzua operacioni i koduar “Autostrada”.

Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Të riut iu gjet në makinë një armë zjarri pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi.

Ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kilogramë kanabis.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, ku udhëtonte me Malaj, ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke

përfituar nga errësira.

Aktualisht po punohet për kapjen dhe ndalimin e të shpallurit në kërkim.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta me 6 fishekë, 40.8 kg lëndë narkotike kanabisi, dy automjete tip ‘BMW’ dhe ‘Peugeot’ dhe një palë dylbi.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.