Ia merr këngës për 2 orë në avion, gruaja përfundon në psikiatri

Një 47 vjeçare Australiane është ndaluar nga policia vendase pasi shkaktoi skena të frikshme për fëmijët, si dhe pasagjerët e tjerë.

Gruaja ndodhej në një avion që nisej nga Melbourne me destinacion qytetin e Brisbane, kur filloi të këndonte dhe të bërtiste me zë të lartë kundrejt pasagjerëve.

Ndërsa ekuipazhi përpiqej ta qetësonte atë, ajo reagonte mjaft ashpër ndaj tyre kështu që u desh ndërhyrja e sigurimit për të shoqëruar gruan jashtë avionit në momentin e uljes.

Edhe pas ndërhyrjes së sirurimit gruaja vazhdonte me përgjigjet e dhunshme të saj, ndërsa ajo u dërgua menjëherë në spital për një kontroll psikik.

Të gjithë pasagjeët e avionit u shprehën mjaft të shqetësuar, pasi u ishtë dashur të durojnë plot 2 orë britmat e gruas, raporton 9News.