Home / Impressum

Impressum

Televizioni Koha, me seli në Tetovë emiton program nga marsi i vitit 1993, në frekuenca lokale 33 dhe 45 UHF.
Me sinjalin e saj mbulon një teritorë me rreth 350.000 banorë duke qenë prezent në rrafshin e Pollogut me qendrat Tetovë dhe Gostivarë.

Rreth 2 vite Televizioni Koha, mund të ndjeket edhe nëpërmjet platformës ShqipTV në SH.B.A dhe Kanada, kurse së shpejti nga e njëjta platformë do të ndiqet edhe në Evropë. Më tëpër informata rreth progresit mundet të kërkoni ne web faqen oficiale te ShqipTV ose duke klikuar këtu.

Televizioni Koha, e para në Maqedoni mundëson ndjekjen e programit të saj edhe nëpërmjet Internetit, në faqen e saj zyrtare, ju mundet të ndjekni nëse klikoni këtu.

Skema e programore e Televizionit Koha, është mjaft e ngjeshur me emisione informative, lajme, dokumentarë, emisioni për të rrinjë, për fëmijë, seriale, filma artistik, emisione sportive dhe të tjera.

Në bazë të sondazheve zyrtare në formë të anketave dhe “People Meter”, Televizioni Koha, gjithmonë është i renditur në vendin e parë si televizion më i shikuar duke ju konkuruar në termine të caktuara edhe televizioneve që emitojnë program në nivel nacional.