Incidenti në Tetovë, 4 pesona dërgohen në burgun e Shkupit

Policia e Tetovës deri tani ka arrestuar 7 persona si të dyshuar në involvim për krismat që ndodhën në rrugën “Iliria” në Tetovë ku katër prej tyre janë dërguar në burg me procedurë paraprake ku u është përcaktuar masa e paraburgimit me afat për 30 ditë.

“SPB Tetovë deri tani ka arrestuar 7 persona të cilët dyshohet për involvim për krisma që ndodhi në rrugën “Iliria” në Tetovë. Katër prej tyre edhe ate,  D.M 43 vjeç nga Llaca, Xh.R 28 vjeç nga Shipkovica, B.D 43 vjeç nga Tetova dhe A.M 37 vjeç nga Tetova të cilët me 1 Nëntor, me padi adekuate, janë dërguar para gjykatësit hetues me procedurë paraprake, në Gjykatën Themelore Tetovë ku është përcaktuar masa e paraburgimit me afat për 30 ditë. Katër persona mbrëmë në ora 3.00 janë dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të paraburgimit” tha për Televizionin Koha zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi.

Për tre personat tjerë nuk jepen detaje, ndërsa sipas burimeve jozyrtare policia është duke kërkuar edhe persona të tjerë të cilët ishin të involvuar në këtë rast.