Iphone-t e rinj do të mbushen tri herë më shpejt

Apple do të prezantojë disa nga modelet e reja iPhone në shtatorin e ardhshëm të këtij viti.

CharheLab, duke iu referuar burimeve brenda kompanisë, raporton se modelet e reja të Apple do të kenë mbushës të ri 18 vat UCB-C që do të mbushë telefonat shumë më shpejt se tani.

Mbushësi do të jetë në gjendje të lidhet me iPhone duke përdorur kabllon USB-C, transmeton KosovaPress.

Shumica besojnë se Apple do të përfshirje mbushësin e shpejt USB-C në kutitë e modeleve të reja iPhone. Kjo vjen pasi që Apple ishte kritikuar vazhdimisht për mos përfshirjen e mbushësve të fuqishëm në disa prej modeleve iPhone dhe iPad.

Kompania ka shkaktuar zemërim te blerësit duke iu diktuar atyre politikën e blerjes ekstra për mbushës më të fuqishëm.

Ming-Chi Kuo nga KGI Securities thotë se Apple do të prezantojë tri modele të reja në shtator, përfshirë një me ekran më të lirë prej 6.1 inç pa prekje 3D.

Pritet lansimit i iPhone X të përditësuar me ekran OLED 5.8 inç dhe 6.5 inç po ashtu me ekran OLED, i cili potencialisht do të quhet iPhone X plus.