Këta janë të ftuarit e famshëm në dasmën e Elitës dhe Gjikos

Çifti i famshëm i estradës, Gjiko dhe Elita i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata janë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni të organizuar në ambientin e hapur në “White Garden Events”, shkruan lajmi net.

Lajmi net, ka siguruar pamje ekskluzive të dasmës duke filluar nga hyrja e deri tek të ftuarit e kësaj mbrëmje.

Një numër i madh i artistëve shqiptarë janë pjesëmarrës në ditën më të rëndësishme të Elitës dhe Gjikos.

Mc Beka, Meda, Butrint Imeri, Besa Gashi, Albert Krasniqi, Buta, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Diona Fona janë vetëm disa nga artistët.

Me anë të rrjeteve sociale kanë publikuar imazhe dhe video të ndryshme nga vendi i ngjarjes të cilët siç shihen janë duke kaluar çaste mjaft të lumtura.

Sido që të jetë ende nuk kemi parë asnjë imazh nga nusja, Elita. /Lajmi.net/