Komuna e Zhelinës, ndër të parat komuna, që ka aplikuar për shlyerjen e borxhit.

Duke iu referuar lajmit të publikuar në portalin “tetova1.com” më datë 04.01.2019, se Komuna e Zhelinës nuk figuron në listën e komunave që kanë paraqitur borxhet në shpalljen e publikuar nga Ministria e Financave për shlyerje të borxheve. “Njoftojmë mediat dhe publikun e gjërë se Komuna e Zhelinës, duke u bazuar në ‘Ligjin për mbështetje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale’, e miratuar më 13 nëntor të vitit 2018, në përputhje me nenin 2 të këtij ligji për financim të obligimeve të të papaguara, me të cilin, prej Buxhetit të Republikës së Maqedonisë ndahen rreth 50 milion euro, për të paguar 51% të borxheve, Komuna e Zhelinës ka paraqitur në kohë borxhin në vlerë prej 87.985.792 denarë (“Gazeta zyrtare e RM-së”, nr.209, 15.11.2018) dhe për të njëjtën ka marrë përgjigje pozitive nga Ministria e financave. Ndërsa në këtë shpallje, të publikuar nga Ministria e financave, borxhi i vetëm që nuk është paraqitur është borxhi i shkollës “Fan Noli” dhe shkollës “Pashko Vasa”, ku drejtor i shkollës së fundit është Kryetari i Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës, që për të satën herë si pasojë e këtij drejtori dëmtohet jo vetëm buxheti i shkollës por edhe afarsitët të cilëve duhet t’iu shlyejë borxhet kjo shkollë, si dhe vetë komuna e Zhelinës – pasi që – pikërisht për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare të këtij drejtori, n’a u morrën kompetencat e arsimit nga Ministria e Arsimit dhe i njëjti vazhdon edhe kësaj rradhe të dëmtojë institucionin arsimor. Njoftojmë qytetarët, se Komuna e Zhelinës jo vetëm që ka aplikuar në kohë në shpalljen për mbështetje financiare për shlyerjen e borxheve, por është ndër komunat e para që ka marrë këto mjete nga Ministria e financave. Dhe jo vetëm kaq, komuna e Zhelinës sot, jo vetëm që ka aplikuar (me projekte) në të gjitha shpalljet e Qeverisë por ka krijuar kontakte të shkëlqyera edhe me institucionet ndërkombëtare, prej ku pret rezultate pozitive në disa projekte. Dita e mirë shihet që në mëngjes! E dijmë se një pakice ju pengon që komuna e Zhelinës sot frymon lirshëm duke performuar vlerat e qytetarisë, por ju sigurojmë se kjo qasje do vazhdojë fuqishëm edhe më tej. Qytetarët ndëgjojnë, shohin, dijnë, dallojnë dhe në fund vlerësojnë!

Komuna e Zhelinës, Zyra për informim