Krisma me armë plagosen dy të rinj

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e plagosjen me armë zjarri të dy shtetasëve.

Tw plagosur kanw mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrw plagw nw kwmbw dhe J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik, i cili wshtw plagosur lehtw nw dorw.

Ata ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H., së bashku me shtetasin I.F., po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K., me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta, ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R., shoku i shtetasit G.K., si dhe dy shokët e shtetasit B.H., shtetasit A.Zh., dhe I.F.

Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K., i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.