29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lajmet e rreme “po ndikojnë” në mosrespektimin e masave kundër COV ID-19

Punonjësit shëndetësorë në Maqedoni të Veriut thonë se ende një numër i madh i qytetarëve nuk besojnë se ekziston korona virusi. Faktor kryesor për këtë gjë, sipas tyre janë lajmet e rreme. Sipas mjekëve, neglizhenca e këtyre personave ka çuar edhe në rritjen e numrit të rasteve me COV ID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Përkundrejt shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së mëtejmë të korona virusit, mjekët familjarë kërkojnë që qeveria maqedonase të fokusohet në sensibilizimin e opinionit për rrezikun nga mosrespektimi i këtyre masave.

Me qëllim që të menaxhimit të situatës me pandeminë e korona virusit, Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize, ku kapacitetet e spitaleve pritave janë vënë nën menaxhimin e shtetit, që të sistemohen pacientët që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Mjeku familjar, Liridon Disha, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ende shumë pacientë që nuk besojnë se ekziston COV ID-19 dhe se këta pacientë, sipas tij, kërkojnë që të shërohen nga kjo sëmundje, duke u trajtuar si për gripet sezonale.

“Përhapja e lajmeve të rreme besoj se është faktori kryesor sa i përket mosbesimit të qytetarëve për ekzistencën e COV ID-19 dhe rrezikut që bartë sepse personalisht mendoj se institucionet e vendit nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ndaluar lajmet e rreme, edhe pse është bërë e vështirë pasi ato me shumë lehtësi shpërndahen në rrjetet sociale. Mendoj se duhet gjetur mënyra që profesionistët në çdo kohë të kenë hapësirë në media, që të plasojnë të vërtetën për çdo gjë që lidhet rreth COV ID-19”, thotë mjeku Disha.
Një ambulancë duke sjell një pacient me COV ID-19 në Klinikën Infektive në Shkup. Pacientët me sëmundje kronike, që janë të infektuar me korona virus, trajtohen në spitale.

Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk iu besojnë autoriteteve të vendit sa i përket koronavirusit, pasi sipas tij, autoritetet së fundmi kanë ndryshuar shpesh qëndrimet.

“Realiteti, gjendja faktike në momente të caktuara, madje në të shumtën e rasteve së fundmi demanton një pjesë të qëndrimeve të ministrit të Shëndetësisë (Venko Filipçe) dhe të njëjtat nuk janë konsistente. Kjo bën që qytetarët të humbin besimin te ministri i Shëndetësisë, Filipçe, gjë që kishim një situatë krejt ndryshe në fillim të pandemisë edhe pse shumë gjëra ishin të panjohura dhe zgjidheshin ad hok , qytetarët i besonin atij dhe dikasterit që drejton. Pra qëndrimet e zyrtarëve duhet të jenë konsistente dhe shumë të sakta sepse një e pavërtetë ose gjysmë e vërtet lë vragë te besimi qytetarëve”, thotë Kërzhallovski.

Gjatë çdo ditë në Maqedoninë e veriut shqiptohen rreth 1 mijë gjoba për mosrespektimin e rekomandimeve të autoriteteve sa i përket mbrojtjes nga korona virusi.

Megjithatë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se presin që nga java e ardhshme të shihen rezultatet si rrjedhojë e masave shtrënguese, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave në ambient të hapur dhe mbyllur, shkurtimi i orarit të punës së sektorit të gastronomisë etj.

Të fundit