Letër e hapur nga avokuesit drejt Facebook

Javë pasi Facebook iniciojë projektin e ri të “Messenger Kids” e cila mëton të krijojë platformë komunikimi për fëmijët e cila do lejojë më shumë kontroll nga prindërit drejt fëmijëve kur ata janë në distancë, përdorim më të lehtë, pa hapësira reklamuese, argëtim relevant për fëmijët, një grup i avokuesve, psikologëve dhe pedagogëve kanë drejtuar një letër të hapur drejt Facebook.

Letra në thelb kundërshton këtë platformë, duke pohuar se “fëmijët thjeshtë nuk janë të gatshëm për llogari të mediave sociale” – duke vazhduar “Ata poashtu nuk kanë kuptimësi të plotë mbi privatësinë, duke përfshirë faktin se c’farë duhet shpërndarë me të tjerët, kush ka akces mbi llogaritë e tyre, etj”.

“Mendojmë se është jo-relevante që fëmijëve para-shkollorë t’u servohen produkte të këtilla nga Facebook”, duke e kundërshtuar hapur produktin në fjalë, Messenger Kids.

Në anën tjetër, Antigone Davis, kreu për siguri i Facebook përgjigjet letrës “Ne punuam gjatë që produktin t’a lancojmë duke u këshilluar me ekspertët e Komitetit Prindëror, me familjet dhe në partneritet me PTA-në” – pohon për The Washington Post.

Pohohet se, që nga momenti i lancimit të produktit ka pasur 45 mijë shkarkime dhe mbi 20,000 përdorime ditore. /Sovrani.info