Luleshtrydhe të zhytura në çokollatë

Një ide e thjeshtë dhe e shëndetshme që duhet t’iu vij ndërmend sa herë që doni të hani diçka të ëmbël, pa u ndjerë në faj për kaloritë që mund të merrni.

Nuk ka asnjë sheqer apo ngjyrues të shtuar, është vetëm luleshtrydhja me çokollatën që, për të qenë e shëndetshme, duhet të jetë e zezë.

Përndryshe, bëjeni me çokollatën që pëlqeni. Mund të shtoni mbi çokollatë grimca frutash të thata si bajame apo lajthi të pjekura e të grira

Përbërësit:
Luleshtrydhe
Çokollatë e zezë
Fruta të thata

Pastroni luleshtrydhet dhe lërini mënjanë. Shkrini çokollatën në banjë mari dhe zhytni secilën prej tyre. Lërini në një sipërfaqe të freskët me letër kuzhine deri sa çokollata të ngrijë sërish.