Më thuaj çfarë shenje je, të të them sa ”shtrigë ose ”engjëll” sillesh me motrën ose vëllain

Dashi njihet si shenja më kokëfortë e horoskopit, kështu që mos pretendoni që në marrëdhëniet vëllazërore gjërat të shkojnë mirë mes jush. Janë shumë të dashur, bashkëpunues, të gatshëm për t’ju qëndruar pranë në çdo moment, por njëherazi këmbëngulës që nuk heqin dorë lehtë nga qëndrimet e tyre . E kanë të vështirë të ndjekin rregullat e familjes dhe u pëlqen që herë pas here të imponojnë personalitetin e tyre, sidomos nëse janë fëmijët e parë.

Demi: Demi është motra dhe vëllai që do të dëshironte të kishte çdo shenjë e horoskopit. Është shumë i lidhur me familjen dhe mund të sakrifikojë për çdo pjesëtar të saj. Demi nuk lë kurrë në baltë vëllezërit dhe i mbron në çdo moment, si të vegjël ashtu edhe të rritur.

Binjakët: Jo vetëm Demi, por edhe një motër ose vëlla në shenjën e Binjakëve është një thesar për këdo. Ndonëse njihen për karakterin e tyre të paqëndrueshëm, dashuria e tyre është gjithmonë konstante. Por jo vetëm kaq, Binjakët janë shumë stimuluese në marrëdhëniet familjare. Me siguri ju ka ndodhur t’i dëgjoni me qindra herë këshillat e tyre për të studiuar dhe punuar sa më fortë në mënyrë që të krijoni emrin tuaj.

Gaforrja: Ndonëse mund të jeni takuar para 1 orë, një motër Gaforre nuk mund t’i përmbajë lotët sapo dëgjon emrin tuaj, ose krejt e kundërta të fillojë të vjellë vrer e t’ju raportojë mënjeherë tek prindërit. Për personat e shenjës së Gaforres nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja. Ata ruajnë lidhje shumë të forta me vëllezërit dhe motrat, janë shumë të ndjeshëm dhe duan të përkëdhelen prej tyre. Ndonjëherë janë edhe më kapricozë sesa duhet.

Luani: Luani shquhet për karakterin e tij dominues dhe ky tipar e shoqëron edhe në marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat. Është një lider i lindur dhe këtë gjë ua bën të ditur pjesëtarëve të tjerë të familjes që në fëmijëri. Lodrat e Luanit i përkasin vetëm atij dhe nuk ka ndërmend t’i ndajë me askënd. Zakonisht i shohin vëllezërit dhe motrat si rivalë dhe konfliktohen shpesh për këtë gjë, por duke u rritur bëhen më besnikë, mbrojtës ndaj tyre dhe miq të mirë.

Virgjëresha: Virgjëresha nuk mund t’i shpëtojë të qenit diskret/diskrete as në marrëdhëniet familjare, aq sa shpeshherë të konsiderohet nga pjesëtarët e tjerë edhe si menefregiste karshi atyre. Në të vërtetë ka shumë dashuri për të dhënë, por jo gjithmonë gjen rrugën e duhur për ta shprehur atë.