Mervan Mustafa sot shpalosi ekspoziten e tij ne Londer – (FOTO)

Ekspozita u prit mjaft mire nga artdashësit anglez, ne hapje u panë dhe shumë personalitete dhe fytyra publike nga vendi ynë.

Artisti Mustafa thote permes punimeve kame shprehur se si njerzit kane jetuar neper izolime te ndryshme, apo mbrenda nje kuadrati te caktuar, vet jeta si e till gjendet mbrenda nje kuadrati te caktuar.

Jeta si nje antitez e qdo individi ne veçanti dhe e shoqerisë ka barrierat e saj janë sa me te natyrshme aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane. Shpesh here kemi hasur teori te cilat kane interpretuar jeten si nje proces evulutiv qe ne vazhdimsi ka pasur ndryshime.Te tilla ndryshime ku me shumë e ku më pak i kemi perjetuar e realizuar me kenaqesi  por edhe brengat dhe stuhit qe do ti sjell vet jeta e njeriu dashje dhe padashje duhet ti kaloj dhe perjetoj.

Kuadrati im ne pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien…

Kurse profesor Fatmir Krypa thot se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth Grafikës pasi që Grafika nuk ka qen e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesem, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuiten, potencialin e ti u bë bartsi kryesor i studentëve në Grafik, ku për këtë edhe mori qmimin student i dalluar.

Prof.msc.Fatmir Krypa gjithashtu per punen e artistit shprehet:

Krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhët të shikohet dhe të analizohët nga dy rrafshe, në rafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioj dhe magjistroj, si dhe   në ate të pikturës ku implementoj synimet e artit të ngjyrës me fokusë të gjërë nga sfera imagjinative. Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat“ Pasqyrohën disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente  nga trevat karakteristike  të vendit tonë. Ndonse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave dhe valerit pëtcaktojnë qartë motivin përbajtësor. Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur, ose të mbyllur në enterier a po në eksterier. Të gjitha këto të përciellura me një svond të murit me teksturë të plasaritu e cila  krijon një lidhëshmeri të mirë të këtyre elementeve përbatsore të grafikës. Në trajtat tjera kompozicionale të grafikave, vrehët ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të sajë, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës. Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizorëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në svond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme.

Kur i ndjekim me vemendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe  e ngrisin imresionet jetsore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikturë. /Tv Koha/