Mourinho: Chelsea nuk e meritojë Kupën FA, United ishte skuadër më e mirë

Jose Mourinho ka deklaruar se Chelsea nuk e meritoi fitoren në Kupën e FA, ku mposhti 1:0 Manchester United.

Një gol i Eden Hazard, i solli titullin e tetë Chelsea në garën e FA Kup.

Mourinho pas ndeshjes, përgëzoi një nga një të gjithë lojtarët dhe stafin e Chelsea, ndërsa për media deklaroi se Manchester United ishte skuadër më e mirë në këtë finale.

“Unë i urova ata, sepse fituan. Por nuk mendoj se e merituan të fitonin. E bëra sepse jam sportist. Ata shënuan një gol dhe fituan Kupën, dhe detyra ime ishte të tregoja respekt”, ka deklaruar Mourinho.
“Nuk e bëra sepse ata ishin ekipi im, por sepse fituan. Por unë mendoj se ne e kemi merituar fitoren, ishim ekip më i mirë”, ka shtuar Jose.