Muskujt e “Mercedes-AMG C 63” në Nju- Jork

Vetëm disa ditë pasi “Mercedes” ka prezantuar ndërhyrjet në versionet “C-Class Coupe” dhe “Cabriolet”, shefat kanë zbuluar modelet e përpunuara “C 63” – duke forcuar motorin e AMG-së me nëntë shpejtësi automatik. Shpejtësia maksimale e “Coupe” me fuqinë “S” është kufizuar në 289 KM/h. Kufizimet te “Estate’ dhe “Cabriolet” janë vendosur në 280 KM/h, derisa veturat standarde “C 63” janë ndaluar te 249 KM/h. Shefi i AMG-së, Tobias Moers ka thënë: “”AMG C-Class” janë seritë e modeleve më të shitura. Dinamikat e përsosura në vozitje dhe shprehjet e nënvizuara të fuqisë, karakteri muskulor në rrotat e pasme janë ikona e këtij modelit”. Në modele përfshihen opsionet “Slippery”, “Comfort”, “Sport”, “Sport+”, “Race” dhe “Individual”. Modeli “C 63 S”, shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 4.0 sekonda, derisa “Estate” për një të dhjetën është më i ngadaltë.

(Kosova Sot)