Në Tiranë vjehrra rreh nusen

Dy raste dhune në familje janë regjistruar nga Policia e Tiranës. Protagonistë në të dy raste, janë vjehrra dhe vjehrri, të cilët në dy raste të veçanta kanë dhunuar nuset e djemve të tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 23. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. B., vjeçe 36, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, shtetësia D. B., vjeçe 61, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 24. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Q. S., vjeç 54, banues në fshatin Laknas, pasi më datë 23. 09. 2018, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases E. S., vjeçe 29, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.