NËNA E GJUAN FËMIJËN NGA DRITARJA PËR TA SHPËTUAR NGA ZJARRI

Një nënë nuk ka pritur dhe e ka gjuajtur fëmijën e saj nga dritarja në duart e një fqinji të saj, për shkak se zjarrfikësit po vonoheshin.

Një video ka bërë xhiron e botës, një grua ka marrë një vendim të vështirë pasi që e ka parë vetën të rrethuar nga zjarri në shtëpinë e saj në Karolinën Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi që zjarrfikësit ishin vonuar, gruas nuk i kishte mbetur asgjë tjetër pos që të gjuaj fëmijën nga kati i dytë.
Pasi ajo e ka lëshuar fëmijën e saj, gruaja bëri të njëjtën gjë që të e shpëtonte jetën e saj. Sipas zjarrfikësve zjarri kishte filluar në një shtëpi afër apartamentit të gruas. Në bazë të informatave zjarri kishte filluar pasi një familje kishte harruar furrën ndezur.

Të gjithë përdoruesit e youtube e kanë parë këtë veprim si heroik të gruas pasi që në banesë nuk kishte kurrfarë dalje tjetër. Gruaja dhe fëmija i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.