Njerëzit dhe robotët do bashkëpunojnë – herët ose vonë

A ka mundësi që në të ardhmen roboti të jetë një koleg normal i juaji?

Ka shumë mundësi që përgjigjja të jetë “PO”, bazuar në në një pyetësor të zhvilluar me 3,800 liderë biznesi. Raport i dalë nga Dell, pohohet nga 82% e të anketuarve se njerëzit dhe robotët do punojnë në skuadra brenda 5 viteve të ardhshme, transmeton Sovrani.info

Në anën tjetër studim nga Vanson Bourne-i nxjerr rezultate se ky bashkëveprim do ndodh, por vetëm pas 2030, kur edhe do krijohet terren i mjaftueshëm teknologjik.

“Ne jemi duke shijuar shenjat e para të nocionit të integrimit sa më të madh mes njerëzve dhe robotëve,” thotë Matt Baker zvs. drejtor për Strategji dhe Planifikim në Dell.

Ndonëse pati pajtim mbi kooperimin, të anketuarit ishin të ndarë në dysh në mënyrën e kooperimit. 49% e tyre mendojnë se do ketë bashkëveprim intensiv. 50% mendojnë se ardhja e robotizmit do lirojë njerëzit nga punët e padëshiruara./Sovrani.info