28/03/2024
16 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 10

Shënimi i 75-vjetorit të formimit të NATO-s

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, sot me fillim prej orës 15:00 në sheshin Aleksandria në Prilep organizojnë ditë të hapur për qytetarët.

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve me të cilat shënohen 75 vjet nga formimi i NATO-s dhe njëherësh katër vjet nga anëtarësimi ynë në Aleancë.

Në ditën e hapur, të pranishmit do të kenë mundësi të njoftohen me sistemet artilerike dhe mjetet nga batalioni artilerik, armatosje, pajisje ushtarake dhe automjete nga më shumë njësite, në mesin e të cilëve nga njësitet e këmbësorisë, batalionit të policisë ushtarake, batalionit për lidhje dhe batalionit të zbulimit.

Qytetarët gjithashtu do të kenë rast t’i ndjekin aftësitë luftarake të pjesëtarëve të batalionit për forca speciale dhe aftësitë alpiniste të renxherëve nga përbërja e batalionit të zbulimit.

Aktiviteti do të ndiqet nga shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Dita e hapur në Prilep është pjesë e ngjarjeve të planifikuara të cilat organizohen në shtatë qytete në brendi dhe në Shkup me të cilat shënohet 75-vjetori i formimit të NATO-s dhe katër vjet anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Më parë, qytetarët e Strumicës, Kavadarit, Shtipit dhe Tetovës patën mundësi të marrin pjesë në këto ngjarje, ndërsa ditë të tilla të hapura vijojnë në Shkup, Ohër dhe Kërçovë.

Toshkovski: Gjykata Administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë

Gjykata Administrative solli aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Fjala është për dy vendime për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga ana ime, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria, njoftoi në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të kontestuara, ka shkelur rregullat e procedurës, të parapara me nenin 48 të Ligjit për Qeverinë, sepse në situatën e mosmarrëveshjes ndërmjet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila rrjedh nga njoftimet e dorëzuara zëvendësministrit plotësues të ministrit nëse aktet në fjalë që janë miratuar nga ministri paraqesin çështje ligjore, financiare dhe çështje kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve“, shkruan në publikim.

Qeveria, siç bëhet e ditur, është marrë me vlerësimin e ligjshmërisë edhe pse ka qenë e obliguar që të udhëzojë palët që këtë çështje kontestuese ta zgjidhin para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është i obliguar që brenda 24 orëve të marrë vendim dhe t’ia përcjellë Ministrisë.

“Sipas konstatimit të gjykatës, KSHZ-ja është i vetmi organ kompetent për të përcaktuar nëse akti i përket grupit të akteve që miratohen nga zëvendësministri plotësues në MPB“, bëhet e ditur në informacionin të cilin e ndau Toshkovski.

Me aktgjykimet e nxjerra në këtë mënyrë, siç bën të ditur ministri, Gjykata Administrative konfirmon se aktet përkatëse të sjellura nga ana ime janë në pajtim me Ligjin për Qeverinë dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë çështje, dhe në të njëjtën kohë Qeveria ka vepruar në kundërshtim me ligj, pra ka zbatuar gabim të drejtën materiale.

Aksident në mes tre veturave në rrugën Tetovë-Shkup

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Shkup, ku kanë marrë pjesë tre automjete.

“Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: “Golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës.

Në aksident, pasagjerja nga vetura “Opel” S.B. (35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në veturën ,”Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, shtojnë nga atje, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Konfirmohen shtatë kandidatët për president, filloi me punë misioni vëzhgues OSBE-ODIHR

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së.

Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill të këtij viti fillon më 4 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 22 prill.
Shumica e partive politike tashmë kanë shpallur bartësit e listave për zgjedhjet parlamentare (8 maj), ndërsa disa prej tyre do t’i prezantojnë nominimet e tyre këtë fundjavë. Listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare duhet të dorëzohen në KSHZ jo më vonë se 2 prilli, pra 35 ditë para zgjedhjeve të 8 majit.

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dje hapi misionin e vëzhgimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj. Për herë të parë, OSBE/ODIHR në vend do të vëzhgojë dy lloje zgjedhjesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Për dy ciklet zgjedhore do të punësohen 320 vëzhgues, nga të cilët 20 afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.

Një mjek është gjetur i vrarë me thikë në një automjet në Zhelezarë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer mbikqyrje në lagjen Zhelezara në Shkup ku është gjendur një trup i pajetë.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në vendbanimin Zhelezarë të Shkupit, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta me thikë. Trupi i të ndjerit është gjetur nga djali i tij.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhgimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”. thon; nga PTHP.

(video) Faturat e ujit dhe të mbeturinave,BDI akuzon komunën , komuna mohon: Nëse merrni fatura të larta, dorëzoni ankesë

Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon Komunën e Tetovës se e ka katërfishuar çmimin për mbledhjen e mbeturinave në qytet. Deputetja Rina Ajdari dha disa fatura që kanë arritur në Poroj dhe Xhepçisht si shembull se qytetarëve u janë faturuar edhe shërbimet që nuk i marrin në këto fshatra, si kanalizimi, ndërsa ujin e menaxhojnë vetë.

“Qytetarët do të paguajnë katërfishin e asaj që kanë paguar deri tani për mbeturinat. Këtë e dëshmojnë më së miri faktuarat që kanë arritur nga kompania SauberMacher tek qytetarët, kompani kjo e kontraktuar nga ana e Komunës së Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetit. Siç edhe mund të shihni, qytetarët që deri tani kanë paguar nga 300 denarë, tani e tutje do të paguajnë nga 1300 denarë në muaj. Për një vit, një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër falë vendimeve të padrejta të individëve që po udhëheqin me Komunën e Tetovës”, tha Rina Ajdari, deputete e BDI-së.

Nga komuna thonë se nuk do të ketë rritje në çmimin e faturave, ndërsa nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të njëjtit mund t’i paraqesin rastet. Në këto fatura qytetarët do të paguajnë për menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza.

“Edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të larta se muajt e kaluar, le të drejtohen te zyrat që ndodhet tek Tregu i Gjelbër në Tetovë si dhe në hyrje të fshatit Pallçisht, për të harmonizuar të dhënat e tyre që ndërmarrja të mund të bëj faturimin real. Nëse nuk do të jeni të kënaqur me përgjigjen e ndërmarrjes komunale, do të keni mundësi të drejtoheni edhe në zyrat e Komunës së Tetovës. Ne si komunë do të formojmë një komision të veçantë për të shqyrtuar çdo rast të paraqitur dhe do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interesin e qytetarit”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës menaxhimin me mbeturinat ia ka dhënë kompanisë SauberMacher, ndërsa në muajin shkurt me vendim të Këshillit të Tetovës çmimi i ujit për pije u rrit, ndërsa kompania e re ndryshoi edhe përllogaritjen e mbeturinave. Përllogaritjen e çmimit e bëri për metër katror, ndërsa më herët ishte për kokë banori.TV KOHA

Mos ju mashtroj dielli dhe ardhja e pranverës: Nga e hëna ndryshon moti do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave

Në Maqedoni deri të dielën vazhdon periudha me mot stabil, të thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Megjithatë, nesër do të ketë pak më shumë vranësira lokale dhe do të ketë kushte për reshje mjaft të dobëta shiu. Sot dhe nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila do të shtojë intensitetin sidomos në rajonet lindore, ndërsa gjatë fundjavës era do të ndryshojë drejtimin në jug, paralajmëroi Slavço Poposki.
“Temperaturat do të rriten në interval prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa gjatë fundjavës në rajonet qendrore dhe juglindore do të rriten deri në 20 gradë dhe nuk përjashtohet mundësia që të kalojnë 20 gradë. Ajo që është më e rëndësishmja është se temperaturat e mëngjesit do të jenë në rritje, kështu që kushtet për shfaqjen e ngricave dhe akullit do të ulen.

Në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, kryesisht stabil, i thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Sot dhe nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa gjatë fundjavës nga jugu. Temperaturat do të rriten në intervalin prej 17 deri në 18 gradë.
Tashmë nga e diela vonë pasdite dhe në mbrëmje, si dhe të hënën, këtu presim ndryshim të madh të motit, pasuar me reshje shiu, të hënën për shkak të depërtimit të valës së ftohtë nga veriu, do të fryjë erë e fortë veriore. të cilat do të shkaktojnë ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe reshje nga shiu dhe bora. Megjithatë, ne do të publikojmë një analizë të detajuar të këtij ndryshimi të madh të motit në njoftimet tona të ardhshme të motit, kur gjithçka do të jetë shumë më e qartë për këtë ndryshim të motit”, thotë ai.

(video) Anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Tetova ditën e pranverës e shënuan me aktivitete ekologjike

Anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Tetova, me rastin e festës së pranverës
dhe ditës së ekologjisë, 21 marsin kanë pastruar dhe rregulluar oborrin e tyre si dhe
një pjesë të rrugëve përreth. Pensionistër thonë se është shumë pozitive të sigurohet
një mjedis i pastër për të gjithë.
Sipas pensionistëve, ruajtja e ambientit në vendet e zhvilluara është e rëndësishme
kurse këtu tek ne nuk i kushtohet rëndësi, prandaj edhe ka shumë papastërti.
Edhe administrata e komunës së Tetovës së bashku me kryetarin e komunës, Bilall
Kasami sot me rastin e Ditës së Pranverës, organizoi aksionin për pastrimin e
qytetit dhe hapësirave afër komunës së Tetovës, Ky aksion ka për qëllim
motivimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e ambientit dhe
pastërtisë në qytet. Po ashtu aksione të ngjashme janë organizuar edhe nga
administrata e ndërmarrjeve komunale dhe shkollave të qytetit.TV KOHA

Taravari shpalosi bartësit e listave: Mexhiti në NJZ 1, Gashi në 2, Kasami në 6, ASH në 5

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, shpalosi emrat e bartësve të listave për deputetë që do të vijnë nga po ky koalicion. Siç njoftoi Taravari, të gjithë krerët e partive politike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, do të jenë bartës të listave nëpër zona. Në zonën 1 do të jetë Izet Mexhiti, në zonën 2 Afrim Gashi ndërsa Bilall Kasami do t’i prijë listës në zonën 6. Në zonën pesë po bëhen anketa se cili do t’i prijë listës mirëpo kjo zone siç tha Taravari, do t’i takojë Aleancës për Shqiptarët.

“Bartës në zonën 1 është Izet Mexhiti, bartës në zonën 2 është Afrim Gashi, bartës në zonën 6 është Bilall Kasami. Në zonën 5 po bëjmë një anketë, do të jetë prej Aleancës për Shqiptarët besoj se për 3-4 ditë do të ju informojmë”, tha Arben Taravari.

Taravari thotë se VLEN nuk e ka problem qëndisjen e listave, ndryshe nga pushteti për të cilët thotë se atmosfera tek ata është ndryshe.

“Nuk ka atmosferë sikur në partitë e pushtetit, e shini, pajtohen s’pajtohen, bëjnë koalicionim nuk bëjnë koalicionim. Ne kemi vendosur. Pavarësisht emrave ne shkojmë para. Më 24 prill fitojmë, 8 maj përsëri”, deklaroi Arben Taravari.

Ky koment i Taravarit erdhi pasi BDI dhe Lëvizja Populli shtrënguan duart për koalicionim, por të njejtën ende nuk e kanë bërë ASH krahu i Selës dhe Partia Demokratike Europiane. Skender Rexhepi nga Lëvizja Populli nuk i di detajet si zhvillohen këto bisedime.

“Sinqerisht unë nuk e di mënyrën e bisedimeve si po bëhen atje. Në momentin që do arrihet një dakordim rreth bisedimeve, do të ulemi bashkë do e diskutojmë këtë çështje por megjithatë as që kam patur intencë të hulumtoj se çfarë janë bisedimet. Për mua më me rëndësi ka qenë dakordimi rreth platformës politike”, pohoi Skender Rexhepi – Kryetar i LP.

Siç njoftoi Taravari, çështja e koalicioneve është e qartë si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. Ata vazhdojnë të jenë me qëndrimin se pa vazhdim të rrugës europiane të vendit, nuk ka koalicion. Sipas Taravarit, edhe përfaqësuesit partiak të VMRO-DPMNE-së edhe të LSDM-së, janë shprehur publikisht për vazhdimin e inkuadrimit të vendit në BE.

Taravari në iftar të përbashkët me fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot ishte në iftar të pëbarshkët me fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre, kujdestarët si dhe me punonjësit që kujdesen dhe merren me ta.
Iftari vjen me rastin e shënimit të 21 Marsit — Ditës Ndëkombëtare të Personave me Sindromën Daun.
“Ky iftar është i veçantë kur je në shoqërimin e atyre që na japin energji dhe mirësi pa fund”, shkruan Taravari.TV KOHA