19/04/2024
4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 10

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, një realitet shqetësues

Anketa e fundit e opinionit publik nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, për Detektor, zbulon se 90% e qytetarëve maqedonasë kanë vënë re përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqërinë e tyre, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe me motivacion politik. Një nga tre qytetarë beson se kjo gjuhë është inkurajuar nga bindjet politike, ndërsa një pjesë e vogël e kësaj gjuhe është e lidhur edhe me përkatësinë etnike, pamjen fizike, besimet fetare dhe moshën.

Një faktor i shqetësueshëm është rritja e gjuhës së urrejtjes në 5 vitet e fundit, sipas 64.2% të anketuarve. Përveç kësaj, afërsisht 80% e tyre vërejnë intensifikim të saj gjatë fushatave zgjedhore. Edhe pse të dy bashkësitë etnike, maqedonasit dhe shqiptarët, shqetësohen për këtë dukuri, ndarja e qëndrimeve midis tyre është e dukshme, me shqiptarët që kanë një ndjesi më të ulët të përkeqësimit të kësaj situata.

Rrjetet sociale identifikohen si mjeti kryesor për përhapjen e gjuhës së urrejtjes për 58.3% të anketuarve. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë fenomen, duke theksuar që ka ende hapësirë për ndryshim dhe parandalim të saj.

Në lidhje me legjislacionin aktual, shqetësimet ndaj efikasitetit të tij ndaj gjuhës së urrejtjes janë të ndara midis qytetarëve, me një pjesë të madhe që kërkon ligje më të rrepta për parandalimin e saj, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se mund të keqpërdoren. Anketa është realizuar me 1078 të anketuar në mars të këtij viti.

Mexhiti: Kafen e mëngjesit me sportistë dhe veprimtarë të sportit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka takuar sot ish sportistë të dalluar, me suksese ndërkombëtare, kampionë olimpik, medalist e veprimtarë sporti.

“Sot kisha kënaqësinë që ditën ta filloj me një kafe në Parkun e Çairit me ish sportistë të dalluar, me suksese ndërkombëtare, kampionë olimpik, medalist e veprimtarë sporti.

Lagjet e tona gjithmonë janë dalluar për sportistë të jashtëzakonshëm që kanë arritur majat e sportit.

Është obligim i yni, ashtu siç edhe deri tash kemi bërë maksimumin për sportin dhe sportistët, edhe më tutje të kontribuojmë sepse arsimi dhe sporti janë mënyra më e mirë për të investuar që gjeneratat e ardhshme ti kemi të shëndosha, sepse RINI e shëndoshë nënkupton KOMB të shëndoshë”, ka shkruar Mexhiti.

Rezultati dhe mundi juaj VLEN!

Në Kroaci arrestohet dhe më pas lirohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, njofton KlanM.

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB.

Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Grujevski, sic njofton KlanM, gjithashtu ishte I akuzuar edhe në lëndën “Fortesa 2”, për djegien e jashtëligjshme yë dokumenteve të DSK-së. dëshmitë për përgjimin e jashtëligjshëm, por edhe në lëndën “Arka” bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Nebojsha Stajkoviq për furnizim të jashtëligjshëm të pajisjes për përgjim nga Britania e Madhe.

Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2017, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Grujevski dhe Boshkovski u arratisën pasi Apeli pas miratimit të vendimit për paraburgim. Në vend që të dërgohen në Shutkë, sic përcjell KlanM, gjykata u dha afat një javë për ankesë në Gjykatën Supreme. Pikërisht këtë periudhë të dy e shfrytëzuan për t`u arratisur nga vendi.

Policia kufitare e Maqedonisë e kishte lëshuar Grujevskin me identitetin respektivisht pasaportën e kolegut të tij Vladimir Varelov, gjithashtu i akuzuar në lëndën “Fortesa – Target”.

Grujevski dhe Boshkovski, sic njofton KlanM, ishin arrestuar më 18 tetor 2017 në Aeroportin e Selanikut me pasaporta të rreme bullgare, me emrat Nexhbi Asan dhe Hristo Atanasov. Ndërkohë të dy kërkuan azil politik në Greqi.

Burime të Tv Klan mësojnë se ambasada e Greqisë në Kroaci e ka vizituar dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij për arsye se Grujevski posedon azil në Greqi.

Grujevski mësohet se tani do të qëndroj në Zagreb ndërsa kishte udhëtuar për në kryqytetin kroat për të vizituar djalin i tij i cili gjendet për studime në Kroaci.

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB. Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2017, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Osmani: Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë, na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës

Kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani sot ka kërkuar mbështetje për idenë e presidentit të parë shqiptar nga banorët e Krushevës. Ai në tubimin me qytetarët ka ngre çështjen e përçarjes dhe tendencës për t’i copëtuar interesat e shqiptarëve në interesa rajonesh.

“Historikisht përpjekja ka qenë të na përcajnë në parti qytetesh, që të krijojmë identitet lokale, që mos të krijojmë një platformë kombëtare. Kujtoj se ne nuk e bëmë gjuhën shqipe duke u përcarë, por duke u bërë bashkë. Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë. Andaj na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës për presidentin e parë”, tha Osmani.

Osmani kujtoi se nuk ka barazi derisa ka zona të ndaluara për një komunitet dhe të lejuara për një komunitet tjetër.

Ndalohet një person nga Kosova, i sekuestrohen 1592 kuti cigare në Maqedoni

Në orën 00:30 të datës 14 prill 2024, në vendin e quajtur “Rusheni Vodenik”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Rogaçevë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri kanë ndërmarë një veprim në luftën kundër kontrabandës.

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në kufirin e tyre, ata kanë kapur dhe privuar nga liria G.L. (42) nga Republika e Kosovës për aktivitetin e tij të paligjshëm. Zyrtarët e policisë kanë zbuluar se G.L. kishte në pronësi 1592 kuti cigare dhe produkte të tjera të paligjshme, për të cilat nuk mund të paraqiste asnjë dokument zyrtar.

Rasti është raportuar menjëherë tek prokurori publik në Prokurorinë Publike të Tetovës për hetim të mëtejshëm. Sipas informacioneve, pas dokumentimit të plotë të veprës së tij të paligjshme, do të ngritet një akuzë për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “kontrabandë”, sipas nenit 278 të Kodit Penal.

Humb jetën tragjikisht fotografi gostivaras, partit politike anuluan tubimet e tyre

Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident në hyrje të qytetit të Velesit.

Edmondi ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.

Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale dhe të shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve.

”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në “Facebook”, Sela i shpreh ngushëllime familjarëve të Amzait.Ndër të tjera ai shprehet se trishtimi dhe dhimbja është e madhe nga kjo humbje tragjike.

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai.

Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, shkruan Ziadin Sela.

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të aksidetit tragjik që ka ndodhur.

Të nderuar qytetar të Gostivarit, ngushëllime të gjithëve. Sot ka ndodhur një rast tragjik në Gostivar, në aksident trafiku ka humbur jetën Edmon Hamzai, shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë Gostivarit

Ndryshe, sot duhej të mbahej tubimi qëndror i tubimit në Gostivar.

 

Maqedonia e Veriut në krye të rënies së popullsisë në Europën Juglindore

Në një raport të fundit të Indeksit Kroat, është evidentuar një trend alarmant në Evropën Juglindore: rënia e popullsisë. Në mesin e gjashtë vendeve me rënien më të madhe të popullsisë nga viti 2012 deri në 2022, vetëm një vend nuk ndodhet në këtë rajon – Letonia, përcjell Telegerafi Maqedonia.

Maqedonia shënon rënie më të theksuar me 11% më pak banorë se në 2012, ndjekur nga Kroacia me 9.66% dhe Bullgaria me 9.07%. Rumania, megjithëse e ndodhur jashtë kësaj rajoni, përjetoi rënien më të madhe në terma absolute, duke humbur një milion banorë dhe shënuar një rënie prej 5%.

Problemet demografike nuk ndalen këtu: Greqia, Serbia dhe Italia raportojnë gjithashtu humbje të konsiderueshme të popullsisë. Megjithë dallimet në nivelin ekonomik, të gjitha vendet përballen me sfida të ngjashme, siç është presioni mbi sistemet e pensioneve dhe qëndrueshmëria ekonomike.

Në mesin e rritjes së standardeve të jetesës dhe zgjatjes së jetëgjatësisë, numri i lindjeve po bie, duke thelluar problemet demografike. Ky trend po shkakton shqetësime për të ardhmen e ekonomive rajonale dhe kërkon veprime të menjëhershme për të adresuar sfidat e popullsisë.

Humb jetën një 43-vjeçar nga Gostivari në një aksident trafiku

Në një aksident tragjik trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka humbur jetën 43-vjeçari nga Gostivari E.A. Ai ishte pronar i një studioje fotografike.

Lajmi i hidhur është përhapur sot në rrjetet sociale, ku miqtë dhe bashkëqytetarët i thonë lamtumirën të ndjerit dhe i shprehin ngushëllimet familjes.

Për shkak të ngjarjes tragjike, partitë politike kanë shtyrë aktivitetet partiake në Gostivar të parapara për sot.

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

Sonte në Kumanovë para një numri të madh qytetarësh Vlen ka mbajtur tubim qendrorë ku para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“I dashur votues i heshtur që sonte nuk je me ne por më 24 prill dhe më 8 maj do të jeni në kutinë e votimit. Kur jemi në Kumanovën tonë nuk mund ta them më ndryshe se po merr fund epoka e koalicionit të përçarjes e të përgjakjes, koalicioni i listave të zeza, koalicioni i të ashtuquajturve Fronti Europian, që orientimin, veprimet dhe bizneset i kanë nga Serbia e Rusia e që mashtron duke përdorur fjalën Europë. Neve, të dashur qytetarë na duhen njerëz që veprojnë dhe punojnë, që angazhohen fuqishëm për ndihmë të qytetarit, jo njerëz që vetëm flasin dhe vetëm zhvasin. Na duhen njerëz që ia sheh hajrin qytetari e jo njerëz që shfrytëzojnë përfitime personale. Nuk na duhet Fronti i hajdutëve me Artanin dhe Bujarin, na duhet një doktor i pakorruptuar dhe i pastër si Arben Taravari”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, udhëheqësit e BDI e kanë harruar se kush janë dhe nga kanë ardhur, por votuesit jo.

“Popullit tonë i duhet Vlen, sepse Vlen ia vlenë, na duhen politikat e Vlen se do të largojë krimin dhe kriminelët, na duhet funksionalizimi i gjyqësorit. Sot besueshmëria e gjyqësorit ka prekur pikën më të ulët. Sepse mbledhjet dhe vendimet e gjykatësit i marin në selitë e partive dhe jo në vendin e dedikuar për të. Neve na duhen gjyqtarë të pandikuar nga pronarë të kazinove, sepse drejtësia Vlen. Unë e njoh mirë BDI dhe njerëzit e BDI, ka shumë dallim nga kjo strukturë e kriminalizuar dhe përkrahësve të BDI; votuesit e BDI nuk janë njësoj si struktura, kanë të njejtat halle si të popullit, janë njësoj si ne, votuesit e BDI këtë rradhë do të votojnë masivisht për Vlen. Udhëheqësit e BDI e kanë harruar se kush janë dhe nga kanë ardhur, por votuesit jo. Prandaj ne ua kemi zgjatur dorën dhe e kemi kuptuar vullnetin e tyre. I akuzuari për rastin Pacienti, demagogu i dekalogut dhe 9 pikëshit të Vuçiqit, nuk mund të jetë presidenti jonë, Bujari është shërbetori i Vuçiqit dhe nuk mund të flasë në emër të Europës dhe NATO-s. E kemi kandidatin më të mirin, e kemi doktorin si ilaçin më të mirë për këtë keqqeverisje”, është shprehur për fund Mexhiti.

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski vlerëson se atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente. Toshovski theksoi se në bazë të informacioneve që posedon gjendja e sigurisë kudo në shtet është e qëndrueshme. Numri “një” i policisë tha se shpreson që zgjedhjet deri në ditën e votimit do të jenë korrekte dhe demokratike.

“Tani për tani, gjendja e sigurisë është në nivel solid. Nga të gjitha vizitat që kam pasur nëpër sektorët dhe stacionet e Punëve të Brendshme në Maqedoni jam njoftuar se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, shpresoj se kështu do të mbetet edhe deri në fund të zgjedhjeve dhe se do të kemi zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, të cilat do të mundësojnë që çdo qytetar i Maqedonisë ta përmbush të drejtën e votës në mënyrën që mendon se është e duhur, në kuadër të një shteti evropian siç edhe jemi”, tha Pançe Toshkovski, Ministër teknik i Brendshëm.