18/04/2024
5.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 2

Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski nga tubimi në Veles, përsëriti qëndrimin se duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit, shkruan Alsat.

Sipas tij, reformat në gjyqësor kanë mbetur në gjysmë, ndërkaq në periudhën e kaluar gjyqësori ka qenë i diktuar nga qendrat e fuqive të caktuara politike dhe ekonomike.

“Premtuam shtet ligjor, megjithatë për fat të keq mbetëm në gjysmë të rrugës, pasi që menduam se menduam se është e mjaftueshme ta lëmë sistemin gjyqësor vetë të vendos. Se nuk ka nevojë si regjimi të diktojmë si regjimi të diktojmë aktgjykime nëpërmjet telefonit, megjithatë atje ka njerëz, një pjesë gjykatës dhe prokurorësh të cilët prej arsyeve korruptive ose që të avancohen në karrierë gjykuan jo sipas drejtësisë, por ashtu siç u kanë diktuar disa qendra të fuqisë politike dhe ekonomike. Për atë disa njerëz që duhej të përballen me drejtësinë nuk u përballën, disa njerëzve që duhej”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga LSDM.

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret duke i mbajtur peng në pikat kufitare autobusët me udhëtarë nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kryeministri tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.

 

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

 

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

​Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.

 

Sot ndërroi jetë nëna e Edmond Lajçit,që dje biri i saj vrau bashkëshorten në qendër të Pejës

jë tjetër tragjedi ka goditur familjen e Edmond Lajçit, pasi ai i mori jetën bashkëshortes së tij, ditën e djeshme në Pejë.

Mësohet se nëna e tij, Zyrafete Lajqi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave të Kosovës, bëhet me dije se nëna e tij ishte e shtruar në spital për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Edmond Lajqi ndodhet në paraburgim për vrasjen e bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukella në Pejë. Ndërkohë shkaqet e vrasjes së Ukellës nga bashkëshorti me të cilin kishte 20 vite martesë nuk janë zbuluar ende.

Edmond Lajçi rrezikon një dënim nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm me akuzat për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Këta janë deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, dy nga Qipro.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Kundër kësaj  asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Këta delegatë votuan kundër Kosovës në KiE

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD)

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina)

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari:  Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Christiana EROTOKRITOU – Qipro: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Zjarri në Sallën Universale përplas kryetaren e Shkupit dhe ministren e Kulturës

Nuk do të lejojë që Salla Universale të jetë pjesë e një lufte politike dhe pjesë e agjendës zgjedhore të Danella Arsovskës, ka thënë sot një një konferencë për media ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska. Sipas saj, Arsovska do të përballet edhe me veprime juridike.

”Është simptomatike se si projekti u bë i pasigurt për Arsovskën kur ajo nënshkroi disa dokumente për fillimin e zbatimit të tij. I njëjti projekt për të cilin Arsovska konteston dhe pretendon se është falsifikim është paguar përmes sistemit për marrjen e lejes së ndërtimit të qytetit për llogaritjen e shërbimeve komunale. 4:10min Insinuatat dhe seritë e mjegullnajave të paraqitura në shtypin e djeshëm do të jenë temë para gjykatës”, tha Bisera Kostandinovska Stojçevska.

Regimi i ministres vjen pas preskonferencës së ditës së djeshme të Kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila shtroj pyejtje se përse zjarri nuk është lajmëruar menjëherë por punëtorët në momentë kanë tentuar ta shuajnë zjarrin.

“Në bazë të cilit projektit është vazhduar rindërtimi i Sallës Universale në Shkup. Në bazë të cilit opinion për qëndrueshmëri dhe mbrojtje sizmike është rikonstruktuar salla. Kush është menaxher i sallës Universal , në bazë të cilit dokument dhe cilit projekt bëhet fjalë”, tha Danella Arsovska.

Një javë më parë Salla Universale u përshi nga zjarri shkaqet e të cilit ende janë të pa njohura për qytetarët. Në ndërkohë, Prokurori Themelore Publike vazhdon hetimet./KlanM/

Sela nga Struga: Në kohë sfidash duhet të sillemi me përgjegjësi nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota

Fronti Europian në Strugë: Në kohë sfidash duhet të sillemi me përgjegjësi, fronti jonë shembull për gjithë shqiptarët
Duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës të cilën sot kryeministri e përmendi.
Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë është të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributit të deputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë.TV KOHA

Kasami: Fitorja e VLEN është e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Në vazhdën e intervistave me politikanë për zgjedhjet presidenciale, Telegrafi Maqedoni ka folur me Bilall Kasamin, kryetarin e Tetovës dhe Lëvizjes Besa i cili mes tjerash thotë se Arben Taravari, kandidati i opozitës për president, do të fitojë me “epërsi të madhe kundër Bujar Osmanit dhe atë mbi 10 mijë vota”

Çfarë rezultati prisni mes Taravarit dhe kundërkandidatit Osmani në zgjedhjet presidenciale?
Sipas asaj që shohim për çdo ditë në terren, nga takimet me qytetarët, nga tubimet e koalicionit VLEN, nuk ka dyshim se z. Arben Taravari do të jetë në epërsi të madhe kundër Bujar Osmanit dhe atë mbi 10 mijë vota. Tashmë qytetarët e kanë të qartë se cilat janë bindjet ideologjike dhe qëllimet e doktor Arben Taravarit, i cili edhe si kryetar i Komunës së Gostivarit por edhe si kryetar i ASH-së, gjithmon ka punuar në favor të qytetarëve, e për insteresat e shqiptarëve. Përkundër veprimeve të tij politike të cilat më shumë janë në shërbim të Serbisë e në dëm të të gjithë shqiptarëve. Kjo po dëshmohet çdo ditë.

Po tek pala maqedone, mes kandidatëve Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska?
Për ne si VLEN aspak nuk ka rëndësi se kush do të fitojë tek pala Maqedonase. Për ne është me rëndësi që Qeveria e ardhshme por edhe presidenti i ardhshëm i vendit, prioritet t’i ketë qytetarët dhe politikat euro integruese të vendit.

Për karrierën tuaj, sa është e rëndësishme fitorja e VLEN në këto zgjedhje?
Fitorja e VLEN nuk është e rëndësishme për karrierën time personale, por është e rëndësishme për mirëqenien e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Aspak nuk ka rëndësi karriera ime sa është e rëndësishme që ata të cilët deri më tani e kanë marrë besimin e qytetarëve, e kanë shkelur atë me të dy këmbët, e në vend që të ndërtojnë shkolla, ata ngritën kazino, në vend që të ndërtojnë sistem efikas të drejtësisë, ata e politizuan gjyqësorin i cili po i fal të gjithë kriminelët që vjedhin shtetitn, madje edhe pronarët e kompanive që si Durmo Turs dhe Besa Trans, kompanitë e papërgjegjshme të të cilëve, vranë dhe dogjën për së gjalli gati 100 qytetarë. Pra fitorja e VLEN do të jetë dënim për ata që krijojnë politika me të cilat qytetarët dhe intelektualët e rinj i dëbojnë jashtë shtetit, ndërsa familjarët e ministrave dhe liderëve të pushtetit bëhen multimilionerë brenda natës. Si dhe shumë keqpërdorime të tjera. Pra fitorja e VLEN është me rëndësi për të ardhmen e mirë të gjithë qytetarëve të vendit, e posaçërisht për shqiptarët.

Kur jemi te karriera juaj, kur mendoni se do të largoheni nga politika?
Atëherë kur qytetarët do të vlerësojnë se si politikan nuk mund të japim më asgjë për shoqërinë. Unë nuk jam as egoist dhe as egocentrik. Kështu që në politikë do të jem deri atëherë kur qytetarët do ta vlerësojnë punën time, e cila për momentin është tepër evidente, sidomos në Komunën e Tetovës. Ju vet jeni dëshmitar se si ishte Tetova para 3 viteve dhe si ndërtohet e zhvillohet tani. Tani në Tetovë nuk është problem uji i pijshëm, nuk janë problem deponitë, nuk janë problem rrugët me gropa e pa asfalt. E gjithë kjo vetëm prë tre vite, derisa të tjerët nuk arritën ta bëjnë për 20 vite. E tani jemi në fazën kur prishim gjërat e vjetra e jofunksionale dhe ndërtojmë të reja dhe moderne, siç është rasti më i fundit me Stadiumin e qytetit të Tetovës. E ky zhvillim nuk do të ketë të ndalur edhe për një kohë shumë të gjatë.

Na tregoni momentin më të mirë në jetën personale dhe politike?
Lindja e vajzës dhe fitorja e Tetovës

Po momenti më i keq?
Deformimi i vullnetit të popullit në vitin 2017, ku nëpërmjet mekanizmave politike u vjodh fitorja e Tetovës dhe vazhdoi kaosi i Tetovës.

Nëse do të shkruanit një libër për karrierën tuaj politike, si do ta titullonit?
Besa dhe politika.

Nëse do të kishe mundësi të takoje Bilallin e para 20 viteve, si do të ja përshkruanit me një fjali këtë rrugëtim tuajin deri tani?
Nëse në jetë ke qëllime të pastra sidomos ndaj popullit tënd, vazhdo pa u ndalur, pavarësisht gjykimeve dhe mos iu nënshtrohesh sfidave, pengesave, sulmeve. Por të gjitha këto merri si një infuzion shtesë për tu bërë më i fortë e për të arritur sa më fuqishëm cakun dhe sukseset për të cilat populli yt ka nevojë.

Nëse do të ishte dhënë mundësia të jeni kryeministër në Maqedoni në qeverinë e ardhshme, cilat do të ishin tre gjërat që do t’i ndryshonit në 100 ditët e para?
Vetingu në gjyqësor, mbyllja e kazinove dhe rritja e buxhetit për zhvillimin e arsimit.

Me LSDM apo me OBRM-PDUKM-në në qeverinë e ardhshme? Cilën do ta preferonit si partner koalicioni?
Me atë e cila do të pranojë programën dhe vizionin e VLEN-it për të ardhmen e sigurt europiane të vendit tonë.

*Telegrafi Maqedoni gjatë fushatës do të vazhdojë të realizojë intervista me kandidatët për presidentë dhe politikanë tjerë në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare. /Telegrafi/

Serbia bllokon shtetasit e Kosovës edhe në Tabanoc

Edhe në pikën kufitare Tabanoc autoritet serbe kanë bllokuar shtetas të Kosovës, një situatë e ngjajshme sikur në pikat tjera kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Siç mëson INA në Tabanoc disa qytetarë nga Kosova janë bllokuar. Atyre u janë marrë dokumentacionet dhe i kanë larguar anash, duke pritur nga ora 9:00 e mëngjesit.

Autoritetet e Kosovës kanë reaguar sot tek bashkësia ndërkombëtare për tejkalimin e kësaj krize dhe lirimin e qytetarëve, duke i dhënë përgjigjen e merituar Beogradit, që ndërmori një veprim të tillë pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Deri tani nuk ka informacione nga autoritet serbe pse po ndodhe kjo, por që udhëtarët nuk po lejohen të kalojnë nga asnjë pikë kufitare me shtetin serb. (INA)

Gashi në Dibër: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi qendror i koalicionit VLEN në Dibër, tha se është i sigurt se emri i zgjedhur i dibranëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale do të jetë emri i Arben Taravarit.

Gashi tha se ata nuk kanë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi dhe ky është integrimi i vendit në BE.

“Siç nuk kemi asnjë dilemë se ky integrim nuk mund të ndodhë derisa kemi një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim antieuropian”, u shpreh Gashi. Gashi tha se “BDI në pamundësi që të flet për arsimin sepse janë shkatërrues të arsimit, në pamundësi të flasin për ekonominë, për shkak se janë vet fajtorët e varfërisë, në pamundësi që të flasin për korrupsioni sepse ata janë ajka e të korruptuarve, në pamundësi të flasin për drejtësinë sepse ata janë abuzuesit me gjyqësinë dhe prokurorinë, ata kanë zgjedhur ta shajnë Rusinë, që ashtu ti shpëtojnë kritikës për hajninë”.

Afrim Gashi tha se opozita e bashkuar ka ofertë por së pari BDI duhet të jep llogari, sepse sipas tij, ata nuk mund të fshihen pas Rusisë duke i ikur llogarisë që duhet dhënë para popullit.

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë me një prononcim të ri në lidhje me fushatën presidenciale.

Njoftoi se tubimi përmbyllës për kandidatin e tyre për president, Bujar Osmanin do të mbahet më 21 prill në Sheshin Maqedonia në Shkup, me fillim prej orës 20:00.

“Në këtë shesh, në zemër të Shkupit, ua kërkova besën për ta bërë Kryeministrin e parë shqiptar.

Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva.

Asnjëherë në jetë, për asnjë çmim, nuk do t’ju zhgënjej.

Ejani përsëri, nga ky shesh ta nisim frontin e madh të fitores së 24 prillit dhe 8 majit për një të ardhme europiane dhe në miqësi të përhershme me SHBA “, shkroi Ahmeti në Facebook.