24/04/2024
15.6 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 2

Zgjedhjet presidenciale: Për fitore në raundin e parë nevojiten 907.159 vota, në të dytin 362.864

Sot në vend po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona, të cilët mund të zgjedhin mes shtatë kandidatëve Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrevski. Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati që ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, pra 907.159 vota.

Nëse askush nuk merr shumicën e kërkuar në raundin e parë, dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë shkojnë në raundin e dytë.

Raundi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 8 maj. President do të zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave, nëse në votim kanë dalë më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 zgjedhës të parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe për të kanë votuar 362.864 zgjedhës.

Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, e gjithë procedura e zgjedhjes përsëritet.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë 5-vjeçare. I njëjti person mund të zgjidhet President i Republikës maksimumi dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

President i Republikës mund të zgjidhet personi që ka mbushur të paktën 40 vjet në ditën e zgjedhjeve. President nuk mund të zgjidhet personi i cili nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhja për Presidentin e Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm.

Porositi mallra online, pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar dhe i janë marrë mbi 21.000 euro

Një 29-vjeçar, pronar i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar për 21 mijë euro nga një kompani e huaj që realizon shitje online dhe një komani e transportit. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më datë 23.04.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, B.F.(29) nga Tetova, pronar i personit juridik, ka raportuar se nga data 23.03.2024 deri në ditën e raportimit është mashtruar nga një kompani e huaj shitëse dhe një kompani transporti. Sipas raportit, ai ka porositur mallra online për nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka paguar rreth 21 mijë euro përmes transaksioneve bankare, por më datë 17 prill 2024, kompania që kishte kryer transportin e kishte njoftuar se porosia e tij është bllokuar në Gjermani. Sipas raportit, B.F. ka kontaktuar me shërbimet kompetent në Gjermani, nga ku i është thënë se një malli i tillë nuk ishte i regjistruar si i bllokuar tek ata, dhe më pas kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar”, shtojnë nga SPB-Tetovë.

Toshkovski: Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur shkelje më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Janë mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti teknik dhe njerëzor. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet”, nënvizoi Toshkovski.

Sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, votohet në 3.480 vendvotime

Shtatë kandidat në zgjedhjet e shtata presidenciale sot edhe zyrtarisht dalin në garë në rrethin e parë zgjedhor për të parin e shtetit.

Votuesit sot do të vendosin cilët nga dy kandidatët do të hyjnë në rrethin e dytë që do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Sot deri në ora 19:00 heshtje zgjedhore.

Gjithsej në Listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar 1 814 317 votues me të drejtë vote, që votë votojnë në gjithsej 3 480 vendvotime.

Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për 7 kandidatë.

Përzgjedhja e shefit të shtetit duhet të ndodh në rrethin e dytë kur do të vendoset për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota. Megjithatë edhe për përzgjedhjen e tyre nevojitet plotësimi i censusit, përkatësisht në zgjedhje të dalin më së paku 40% të votuesve të regjistruar.

Rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, KSHZ duhet t’i publikojë para mesnatës së 24 prillit.

Gjithsej 942 mbikëqyrës, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akreditura për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas informacioneve nga KSHZ zgjedhjet do t’i ndjekin 342 mbikëqyrës nga vendi dhe 568 mbikëqyrës të huaj, mes të cilëve pjesa më e madhe janë nga OBSE/ODIHR numri i të cilëve është 375.

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është në dispozicion në gjuhët maqedonase, shqipe, turke, serbe, rome dhe vllahe.

Udhëzimet e plota të votimit të lëshuara nga KSHZ-ja po i përcjellim në tërësi:

Votimi bëhet personalisht në vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në PDK/KP.Këshilli Zgjedhor i pyet në mënyrë të detyrueshme votuesit për çfarë lloj zgjedhjeje duan të votojnë ose nëse duan të votojnë për të dyja zgjedhjet, u shpjegon mënyrën e votimit dhe u mundëson votën.Votuesi mund të paraqitet në qendrën e votimit vetëm një herë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.Votuesi dorëzon dokumentin për identikim personal – letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht për Zgjedhjet Presidenciale 2024, letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024, dhe për zgjedhjet parlamentare letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga 8 gusht 2023 deri më 8 maj 2024.Votuesi vendos gjurmën e gishtit tregues të dorës së djathtë në pajisjen biometrike të identikimit dhe nëse votuesi nuk ka gishtin tregues të djathtë, merret shenja e gishtit tregues të dorës së majtë, ose në rast se votuesit i mungojnë këta dy gishta, merret gjurmë e gishtit të radhës të dorës së djathtë.Nëse votuesi nuk ka dy duar, votuesi futet në pajisjen teknike duke kërkuar numrin e tij unik të identikimit (NUI).

Nëse PIBV nuk mund të gjejë përputhjen e gjurmës së gishtit me gjurmën e gishtit të votuesit në listën elektronike të votuesve, votuesi futet në PIBV duke lexuar dokumentin personal në skanerin MRZ ose duke futur numrin unik të identikimit (NUI) dhe atëherë votuesi lë gjurmën e gishtit në PIBV.Pas konrmimit të identitetit, votuesi vendos nënshkrimin e tij në ekstraktin përkatës nga Lista zgjedhore për llojin e zgjedhjes për të cilën ka vendosur të votojë.Fleta e votimit shkëputet nga kalliri sipas rendit numerik, duhet të vuloset në pjesën e përparme në vendin e caktuar për vulë dhe më pas t’i jepet votuesit.Votuesi merr fletën e votimit për zgjedhjet për të cilat ka vendosur të votojë dhe ka nënshkruar ekstraktin përkatës nga Lista zgjedhore.Votuesi voton i vetëm, fshehurazi pas një ekrani votimi.Votuesi voton duke rrethuar numrin rendor përpara titullit/emrit në listë me stilolaps me ngjyrë të kaltërt.Votuesi vendos fletën e votimit të palosur në kutinë e votimit.Votuesi merr dokumentin personal të identikimit.Votuesi që ka aftësi të kuzuara zike ose është analfabet dhe për rrjedhojë nuk mund të votojë në mënyrën e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka të drejtë të sjellë me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit. Nëse ai/ajo nuk sjell me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit, atëherë Këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radhët e votuesve. Personi nuk duhet të ndikojë në vendimin e votuesit.Ndalohet votimi familjar dhe në grup, si dhe votimi për një person tjetër.Ndalohet fotogrami i fletës së votimit me celular ose aparat fotograk.Në qendrën e votimit ndalohet mbajtja e armëve.

Dashtevski: Dalja deri ora 09:00 është 3.85 për qind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri orën 09:00 është 3.85 për qind.

Këtë e njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Ai tha se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

Dashtevski tha se janë paraqitur probleme teknike në disa vendvotime, mirëpo brenda ditës do të eliminohen.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues.

342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj po i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.

Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht me 19 prillin, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej të cilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.

Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet parlamentare të 8 majit, janë Shoqata e qytetarëve CIVIL – Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive-Inkluziva Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – Shkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të jashtme, Uashington SHBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjedhore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shef të shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj.

Zgjedhjet e shtata presidenciale në vend do të mbahen sot (24 prill), ndërsa rrethi i dytë i mundshëm së bashku me parlamentaret, më 8 maj.

Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve të të drejtave të votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç njoftoi Avokati i Popullit, përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19, në objektin e “TD. Makosped” (përballë shtëpisë përkujtimore së Nënë Terezës).

Shkeljet e të drejtës së votës mund të lajmërohen edhe në zyrat rajonale në Strumicë në tel. Nr.(045).228-586, Tetovë në tel. Nr (044) 344-082, Manastir në tel. Nr (047) 242-310, Shtip në tel. nr. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në tel. nr. (031) 431-488.

Avokati i Popullit njofton se me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të votimit të qytetarëve, do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat, thekson, janë të obliguara t’u ofrojnë mbrojtje qytetarëve për t’ju garantuar ushtrimin e të drejtës së votës.

Sot votuan të burgosurit, të sëmurët dhe diaspora

Derisa po vazhdon heshtja e zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës po e shfrytëzojnë votuesit nga diaspora, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët dhe personat e pafuqishëm. Votimi për president ka nisur me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në Listën zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diasporë.

Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 votues. Në certifikatat nga Lista Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 votues, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore pritet të votojnë 2.569 votues.

Në certifikatën e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 votues.

Në Listën Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president, pasi në garë janë pesë burra dhe dy gra.

Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë

Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale, një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije i duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 4.866 denarë, gjegjësisht 8,1 për qind, për qera, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10 për qind, për higjienë personale dhe mbajtjen e higjienës së shtëpisë 1.827 denarë ose tre për qind, për shëndet 1.059 denarë ose 1,8 për qind, për transport 5.068 denarë, gjegjësisht 8,4 për qind.

Një familjeje katëranëtarëshe në prill të këtij viti i nevojiteshin 3.004 denarë për komunikime, gjegjësisht pesë për qind nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7,3 për qind, për arsim 6.955 denarë ose 11,6 për qind, për restorante dhe hotele 3.890 denarë ose 6,5 për qind, kurse për mallra dhe shërbimet tjera 950 denarë, gjegjësisht 1,6 për qind.

Nëse jetojnë në banesë me qira nevojiten edhe 15.375 denarë shtesë.