29/03/2024
18.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

Në takimin me punonjësit në arsim dhe studentët, kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka argumentuar se pse kandidohet si president.

“Dalim me idenë e presidentit të parë shqiptar dhe kërkojmë mbështetjen e gjithëve atyre të cilët kanë qenë të privuar nga mundësia për të pasur president, për shkak se këtu ka pasur monopole etnike dhe politike në 30 vitet e fundit, të cilët po i rrënojmë një nga një, mision pas misioni, duke e demonopolizuar shtetin dhe duke krijuar barazi të plotë. Asnjëherë duke tentuar që të dominojmë mbi të tjerët, por duke e kërkuar hisen tonë që secili të ketë mundësi të barabartë. Mendojë që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok.

Ministri Osmani potencoi se këto zgjedhje do jenë jashtëzakonisht të rëndësishme. “Kujtoj që jemi në një udhëkryq të rëndësishëm historik, ku parashikueshmëria strategjike do të jetë përcaktuese se si do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Një karakteristikë e veçantë e këtyre zgjedhjeve, dhe do të flas nga perspektiva partiake, për herë të parë po ridefinohet skena politike. Deri më tani, kemi pasur dy blloqe të mëdha politke, multietnike, që kanë pretenduar të udhëheqin shtetin, dhe keni pasur partitë politike shqiptare duke garuar, duke qenë partneri i vogël i blloqeve të mëdha”, tha ministri Osmani.

Unioni i Romëve pjesë e “Frontit Europian”, Ali Ahmeti nënshkroi marrëveshje me Fatma Osmanovskën

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Shutkë nënshkroi marrëveshje për koalicion me Unionin e Romëve, me çka kjo parti bëhet pjesë e Frontit Europia.

Ahmeti marrëveshjen e nënshkroi me kryetaren e partisë Fatma Osmanovska.

Sot në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë ish kryetari i parë i komunës së Tetovës Shaqir Aliti

Ndërroi jetë ish kryetari I parë I komunës së Tetovës Shaqir Aliti. Sot në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ish kryetari I parë I komunës së Tetovës Shaqir Aliti. Ai u lind më 14 gusht të viti 1941 në fshatin Gllogjë të rrethinës së Tetovës. Pas pavarësimit të Maqedonisë, dhe formimit të Partisë Demokratike për Prosperitet e udhëhequr nga Nevzat Halili, në vitin 1991 morri pjesë në garrën zgjedhore dhe fitoi bindshëm.Por zgjedhja e tij nuk u pranua nga strukturat e atëhershme komunale komuniste. Pushteti qendror nuk ndërhyri, por ish kryetari Shaqir Aliti me bashkëpuntorët e tij me forcë dhe në mënyrë dramatike hyri në kabinetin e kryetarit.Në këtë post qëndroi deri në vitin 1997. Familjarët bëjnë të ditur se varrimi do të bëhet nesër dita e premte, pas faljes së namazit të xhumasë në fshatin Gllogjë.

Ekipi i Televizionit Koha ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta  familjes së të ndjerit Shaqir Aliti  .

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

Kandidati për president nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë prezantoi pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial, përcjell INA.

Emrat e prezantuar janë:

Halim Hyda – ambasador që do të jetë këshilltar diplomatik,

Jasmin Kallac – këshilltar ligjor

Urim Veseli – këshilltar për siguri dhe mbrojtje

Dr. Arjanit Reka – zëdhënës i kandidatit për president Arben Taravari

Taravari deklaroi se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike. “Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë së Veriut pa dallim etnie, fetare apo politike. Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar kam besim të palëkundur se do t’i qojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektim më i saktë i pritshëm dhe shpresa e qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie. Prandaj themi se ndryshimi ja VLEN”, tha Taravari.

Ai shtoi se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore.(INA)

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë UT organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes” që u mbajt më 27 mars 2024, morën pjesë studentët e kësaj njësie akademike dhe e njëjta u realizua nga dekani Doc. Dr. Bardhyl Limani, prodekania për shkencë Doc. Dr. Zejnedije Ademi Latifi dhe Prof. Dr. Alirami Saliji.

Punëtoria filloi me ligjëratë nga Prof. Dr. Alirami Saliji, ku studentët u njoftuan rreth masave pomoteknike në veçanti rreth formave, kohës dhe ndikimit të krasitjes në proceset fiziologjike të pemëve frutore. Më pas aktiviteti vijoi me demonstrim praktik të krasitjes në një pemishte në fshatin Sedllarcë e Epërme, në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, ku kultivohen mollë të varieteteve Granny Smith, Delishes i Kuq, Delishes i Artë si dhe Jonathan.

Studentët realizuan krasitjen dimërore të mollës, me qëllim që nëpërmjet kësaj mase pomoteknike të arrihet një baraspeshë mes rritjes vegjetative dhe frutifikimit si dhe të pengohet frutdhënia alternative e pemës. Punëtoria i inkurajoi studentët që përmes një kombinimi mes dijes dhe praktikës mund të arrihet suksesi i pritshëm.

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi pasi kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se Fronti Eurpoian nuk do të jetë i sukseshsëm pasi siç tha, duke pasur parasysh personat që po hyjnë në atë koalicion.

Në reagimin e BDI-së thuhet se Mickoski e ka ndjerë se partnerët e tij shqiptarë do të pësojnë humbje të thellë nga Fronti Europian prandaj edhe ka frikë dhe thotë se ky koalicion nuk do të jetë i suksesshëm.

” Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”. Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini. “Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas, për shkak të grevës së “Austrian Airlines”

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve në aviokompaninë “Austrian airlines”.

Në ueb faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore.

Për shkak të grevës, e cila sipas njoftimeve duhet të zgjasë sot dhe nesër, globalisht janë anuluar rreth 400 fluturime dhe janë prekur rreth 50.000 pasagjerë.

Gjatë këtyre dy ditëve kjo kompani ajrore duhej të realizojë 24 fluturime nga Vjena deri në qytetet e ish Jugosllavisë duke përfshirë fluturimet në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Zagreb, Podgoricë, Dubrovnik dhe Split.

Zejdi Rexhepi: Fronti evropian fare nuk e ka frikë opozitën shqiptare, por është krijuar për t’i bërë ballë opozitës maqedonase

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Fronti Europian, të cilin front e kryeson BDI-ja, em gjithë të metat që ai i ka përmendur në të kaluarën, bashkë me Lëvizjen Populli, me Aleancën e Ziadin Selës, PDSH-në me partitë tjera, do të arrijnë ta kthejë shpresën e shqiptarëve dhe do të arrijnë ta menaxhojnë ndryshe nga e kaluara.
“Do minimizohen gabimet. Hera e parë është që BDI bën një front të tillë aq të madh politik, nuk është për shkak frikës së opozitës, opozita nuk është fare arsye për tu frikësuar asnjë subjekt evropian, ne e bëjmë këtë front për tu ballafaquar me opozitën maqedonase të cilët kërkojnë qeverisja pa shqiptarët”, deklaroi Zejd Rexhepi.

Tërmet i fortë në Itali, lëkundjet ndihen edhe në Slloveni e Kroaci

EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë.

Sipas njoftimit bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat italiane.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.

Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke theksuar miqësinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ish-kancelari tha se kjo gjë mund të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje të pranuar nga të dy palët.

Ndër të tjera, Schroeder tha se do të ishte një gabim nëse do të linte në harresë gjërat positive që kanë ndodhur mes Gjermanisë dhe Rusisë sa i takon politikës në të kaluarën.
“Ne kemi punuar së bashku në mënyrë të arsyeshme për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje të negociuar, nuk shoh rrugë tjetër. Është gabim të harrosh të gjitha gjërat pozitive që kanë ndodhur midis Gjermanisë dhe Rusisë në politikë në të kaluarën. Nuk është stili im dhe nuk e bëj,”– u shpreh ish-kancelari.