16/04/2024
19.9 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 2

(video) Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Artit

Programi Studimor i Artit Figurativ i Fakultetit të Arteve të UT-së përmes organizimit të një punëtorie para studentëve me maturantëve të qytetit të Tetoës e shënoi 15 prillin Ditën Botërore të Artit. Dekani i Fakultetit të Arteve Senad Abduli këtë aktivitet e cilësoi si shumë të rëndësishëm pasi që maturantët për së afërmi njihen me Fakultetin e Arteve dhe krijimtarinë artistike të studentëve dhe profesorëve tonë. “Në këtë 30 vjetor ne shpalosim ofertën tonë si një universitet me vlera të jashtëzakonshme me staf akademik shumë të përgaditur me kushtet që ofrojmë që këta të rinj tanë të shohin një mundësi për veten e tyre dhe duhet dijtur që determinimi i shtetëformësis të një kombi shtet janë institucionet kulturore dhe ne jemi ato që furnizojmë këto institucione me kuadro profesional. Andaj i ftojmë gjithë të rinjtë, maturantët kudo që janë, që të na bashkangjiten në këtë vit jubilar dhe të fitojnë dije në këtë tempull të cilin e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificië” theksoi Prof. Dr. Senad Abduli. Për rëndësinë e shënimit të kësaj dite dhe organizimit të punëtorisë së studentëve foli Prodekania e Fakultetit të Arteve Jelldëz Asani e cila theksoi se qëllimi kryesor është shpalosja e punës artistike që studentët e Artit Figurativ e bëjnë ndër vite. “Ne si Fakultet i Artit e pamë të arsyeshme që ti bashkangjitemi shënimit të kësaj dite përmes një punëtorie të organizuar me studentët tonë për arsye se vërtet kemi shumë artistë – studentë të talentuar të cilët përvojën e fituar gjatë studimeve të tyre e shpalosin në këtë aktivitet dhe ne jemi dëshmitar këtu duke parrë përmes punës së tyre rrugëtimin artistic që kanë bërë gjatë viteve të studimeve. Universiteti ynë këtë muaj është duke promovuar ofertën akademike për maturantët dhe ne sot këtu kemi edhe maturantë të shkollave të ndryshme të cilët janë vizitor të kësaj punëtorie dhe për së afërmi kanë mundësi të mësojnë më shumë rreth programeve studimore të fakultetit tonë” – u shpreh Prof. Dr. Jelldëz AsaniMaturantët pjesëmarrës në këtë punëtori shfaqën interesim të jashtëzakonshëm për programet studimore të Fakultetit të Arteve duke shprehur edhe dëshirën e tyre për ti regjistruar studimet e tyre në UT.. Dorin Kadrija. Eda Mustafai.Kjo datë shpallur nga Ansambleja e përgjithshme e Shoqatës Ndërkombëtare të Artit si një datë që festohet në mbarë botën pasi që përkonë me ditëlindjen e piktorit të madh Leonardo Da Vinçi dhe për për herë të parë është shënuar në vitin 2012 ku mbi 150 artistë nga vende të ndryshme të botës kanë performuar në fusha të ndryshme të Artit.TV KOHA

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

Aksident i rëndë në autostradën A94. Një vozitës (57) i një furgoni të vogël, pasditen e së martës ishte jashtëzakonisht me fat

Rreth orës 13, në afërsi të Dorfenit (rrethi Erding) në drejtim të Mynihut, vozitësi rumun, për arsye ende të paqarta, ka goditur pjesën e pasme të një maune që po lëvizte në korsinë e djathtë dhe drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut (36).

Përplasja ishte aq e rëndë sa pjesa e përparme e furgonit u shtyp. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime mesatare dhe është dërguar në spital, transmeton portali Shtegu.

Drejtuesi i maunes ka mbetur i palënduar. Në të dy automjetet ka pasur dëme materiale rreth 33 mijë euro. Autostrada duhej të mbyllej për rreth tre orë në drejtim të Mynihut për të rikuperuar automjetet dhe për të pastruar rrugën. Trafiku u devijua.

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman për “Ballkanin e Hapur”

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari në fjalimin e sotëm në tubim në Zhelinë mes tjerash tha se kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani, tani i është kujtuar që të propozojë daljen nga Ballkani i Hapur, nismë e Vuçiqit dhe e përkrahur nga Lavrovi.

“Sot dëgjova që ai është bërë pishman edhe për Ballkanin e Hapur dhe se do të propozojë daljen e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë e Vuçiçit, e përkrahur nga Lavrovi. Haxhi Pishmanit i themi se vonë i ka dalë gjumi. Keni ngelur të vetmit në një shtrat me Vuçiçin. Me Vuçiçin që organizon sulme terroriste mbi Kosovën dhe që trishtohet për humbjen e BDI-së, sepse po frikohet nga ndryshimi që VLEN”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se me VLEN-in, do të ketë faktorizim të shtetësisë së Kosovës dhe jo projekte që janë kundër interesave të Kosovës.

“Do të kemi koordinim të plotë me dy shtetet shqiptare, Shqipërinë e Kosovën. Do të thellojmë lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën, sepse ata janë vëllezërit tanë të një gjaku. Pra, nuk do bëjmë si kundërkandidati im që vizitën e parë si ministër i jashtëm e bëri në Beograd dhe asnjëherë nuk pati vizitë bilaterale në Republikën e Kosovës”, theksoi Taravari.

Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Maqedoninë e Veriut

Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion në burgjet e vendit tonë , përcjell TV21. Sipas informatave të para, janë arrestuar 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.

Fushata zgjedhore/ Troshanovski: Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor mundëson keqpërdorimin e resurseve shtetërore

Mos votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR tregon se partitë nuk dëshirojnë t’i braktisin praktikat e vjetra të cilat mundësojnë shumë mjete financiare dhe resurse shtetërore në interes të partive dhe jo në interes publik. Kështu vlerëson kryetari i Institutit për Demokraci “Societas civilis”, Marko Troshanovski.

Ai në intervistë për REL tha se, rreth 2,7 milionë euro do të derdhen në portalet e internetit të sapoformuara dhe nuk kanë pronarë, as politikë redaktuese, që nuk dinë nëse do të publikojnë më tej ose jo.

“Kemi situatë ku një kompani paraqet nga katër, pesë portale, prej të cilave çdokush do të mund të marrë nga 15 mijë euro, para për të cilat ka indikacie serioze se keqpërdoren ose për rifinancim të fushatave ose përfundojnë ne xhepa privat. Momenti i dytë është përdorimi i veturave në fushatë. Deri më tani rreth 400 nga mbi 1.500 institucionet i kanë paraqitur veturat e tyre zyrtare, përkatësisht tabelat e tyre të regjistrimit që qytetarët të mund të shohin nëse i përdorin në fushatë”, tha Troshanovski.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Troshanovski tha se deri më tani ka qenë e denjë sa i përket mediave tradicionale. Ndërkaq, sipas tij, pjesa më e madhe e fushatës së zezë dhe të ndryrë është zhvilluar në rrjete sociale.

“Ajo do të radikalizohet në mënyrë të pashmangshme me afrimin e fundit. Nuk kemi qenë ende dëshmitarë të përballjeve politike, ku më së shumti dalin në shesh këto dukuri negative në komunikimin politik”, tha Troshanovski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit në BE, Troshanovski tha se ndryshimi i kornizës negociuese është kryesisht skenar i pamundur, duke shtuar se, vendi nuk ka kapital diplomatik për të bërë një gjë të tillë.

Ahmeti përkujton dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e rënies së tij në Koshare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e tij të rënies heroike.

Ahmeti shkruan se Aliu ishte rritur nën frymën e atdhedashurisë ndaj dha kontributin e tij në luftën e Kosovës, ku ra heroikisht në Kushare.

Statusi i plotë:

Kujtojmë sot në 25 vjetorin e rënies heroike në betejën e Koshares, heroin e kombit Mujdin Aliu.

I rritur me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë në vatrën e tij familjare, Mujdini do t’i përgjigjej pa ngurrim kushtrimit që lëshoi Kosova dhe me gjakun e tij do të ujisë rrënjët e lirisë së saj.

Bashkë me shokë do t’u jepnin goditje të fortë forcave ushtarake serbe në Koshare duke thyer kufirin e vendosur nga ana e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lavdi e përjetshme Mujdin Aliut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

VIDEO:Shkendija i rikthehet luftës mposhti Sileksin me rezultat 6-1

Në një nga edicionet më bindëse të kësaj pranvere, Shkendija mposhti Sileksin me rezultat 6-1 (1-1), në ndeshjen e xhiros së 27-të të LPFM, ku tre gola në shtëpi erdhën nga këndi.

Shkendia ishte bindëse, ajo arriti të “thyejë” Sileksi me 6:1, edhe pse në një moment rezultati nën Sharën ishte 1:1. Megjithatë, Tetovci tregoi të gjithë cilësinë e tij dhe arriti të fitojë tri pikë të mëdha në betejën për titull.

Gashi: Do ta tejkalojmë çdo pengesë për ta bërë ndryshimin e madh”

E diela ka vazhduar të jetë me takime të ndryshme për kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Një pjesë të rëndësishme të kohës, Gashi ia ka kushtuar edhe personave me nevoja të vecanta në “SOS Vita”, ku edhe ka parë nga afër punën që është bërë aty për gjatë këtyre viteve.

“Gjatë punës suaj tashmë katër vjeçare keni arritur të bëni ndryshim të madh për të mirë dhe të inspironi shumë qytetarë se asnjë kufizim nuk mund ta ndalë vullnetin për të arritur synimet e përcaktuara”.

Gashi ka thënë se punë e tyre është inspirim për tejkalimin e çdo pengese.
“Puna juaj është inspirim edhe për ne të tejkalojmë çdo pengesë për të bërë ndryshimin e madh që do të ndodhë në këto zgjedhje me përkrahjen e të gjithëve. Ne do të angazhohemi aktivisht për qasje të lirë, për shërbime më të mira shëndetësore dhe jetë të barabartë sociale për të gjithë”.

Nga këtu Gashi ka thënë se marrin mesazhin se çdo sakrificë ia vlen.
“Ndryshimi ia vlen dhe ky do të ndodh”, ka thënë Gashi në fund të takimit.

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

Maqedonia pritet të përjetojë një ndryshim të madh të motit këtë javë, me temperaturat që bien ndjeshëm dhe parashikime për reshje bore në zonat malore.

Pas disa ditësh me temperatura verore që arritën deri në 30 gradë Celsius, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron një ulje të ndjeshme të temperaturave duke filluar nga e marta, me parashikime që temperaturat maksimale do të bien në intervalin prej 15 deri në 23 gradë Celsius.

Nga e enjtja pritet një rënie edhe më e madhe, me temperaturat që do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë Celsius, dhe një ulje të mëtejshme të pritshme të premten dhe të shtunën, ku temperaturat maksimale do të jenë vetëm 9 deri në 16 gradë Celsius. Juliana Fidanovska Mishkovska nga DPHM thekson se nuk pritet të ketë temperatura nën zero në mëngjes, por reshjet e shiut në malet më të larta do të kthehen në reshje bore për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë nga veriu.

Ky ndryshim i papritur i temperaturave mund të jetë i pafavorshëm për qytetarët me sëmundje kronike, probleme në zemër dhe presion, si dhe për ata që janë ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit. DPHM rekomandon që qytetarët të përgatiten për këto ndryshime duke marrë masa paraprake, si të mbajnë veshje të ngrohta dhe të jenë të kujdesshëm ndaj ndikimit të motit në shëndetin e tyre.

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në. Sipas ish presidentit të Shqipërisë, nga fitorja e VMRO-së do të kenë përfitim të gjithë qytetarët e Maqedonisë, shkruan SHENJA.

“Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”, ka shkruar Meta.