23/04/2024
7.3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 30

(VIDEO) Zjarret shkrumbuan një sipërfaqe prej 170 hektarësh

Edhe pse institucionet vazhdimisht apelojnë që në këtë kohë qytetarët të ketë më shumë kujdes me zjarret, megjithatë gjithnjë këta thirrje hasin në vesh të shurdhër.Kështu, ishte rasti edhe me apelin e fundit të Parkut Kombëtar. Një ditë pasi nga ky institucion kërkuan për kujdes, mënjëherë filluan zjarret.Njëri zjarr u përhap mbi fshatin Lisec dhe tjetri mbi fshatin Veshallë.Lufta për shuarjen e zjarreve ka zgjatur dy ditë për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Gjatë zjarreve të fundit bëhet e ditur se është djegur një sipërfaqe prej 170 hektarësh, prej të cilave rreth 20 hektarë janë pyje shtetërore, rreth 70 hektarë janë tokë bujqësore private, kurse pjesa tjetër është kullotë në pjesët më të larta të Malit Sharr. Shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë, informojnë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.“Duke ditur terrenin, e vetmja mënyrë për të ndaluar zjarrin ishte ecja për rreth një orë e gjysmë duke ndërhyrë me fshesa dhe lopata. Mënyra tjetër ka qenë që të intervenohet nga ajri por era e fuqishme nuk ka lejuar një gjë të tillë.Duke marrë parasysh kushtet atmosferike dhe vendndodhjen e zjarrit respektivisht mbi fshatin Veshallë, janë mobilizuar dhjetë punonjës nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr. Vendi i zjarrit ndodhej në terrene të pjerrëta, pa akses automjetesh dhe pa burim uji afër dhe kjo e ka vështirësuar shumë aksionin për shuarjen e zjarrit”, kanë thënë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.Nga ky institucion bëjnë të ditur se pastrimi pranveror dhe vjeshtor i mbeturinave dhe djegia e kullotave në kushtet e bimësisë së thatë për shkak të dimrit të butë si dhe sasisë së reduktuar të reshjeve kanë pasoja katastrofike si për njerëzit ashtu edhe për natyrën“Statistikat ndër vite tregojnë se periudhat kritike për zjarret në Malin Sharr janë pranvera dhe vjeshta. Në periudhën e verës, ne si institucion nuk kemi vendosur ndalimin e lëvizjes në pyll për shkak të popullatës së madhe në park që duhet të lëvizë në pronat e tyre dhe vetë mali ka mbi 80 hyrje dhe dalje, që do të thotë se është e vështirë të vendoset kontroll. Menaxhmenti i Parkut e sheh shpëtimin në bashkëpunim me popullsatën vendase dhe vizitorët, por përmes edukimit të vazhdueshëm” , pohojnë nga Parku Kombëtar.Sipas informacioneve vitin e kaluar kanë ndodhur 12 vatra zjarri në rajonin e Parkut Kombëtar , ndërsa nga fillimi i vitit 2024 e deri më tani kanë ndodhur 10 zjarre.Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është e ndaluar të ndizet zjarr në hapwsira të hapura, mos të hudhen shishe plastike dhe xhami, mos të bëhet ndezja e mbeturinave dhe materialeve tjera që përhapin zjarr dhe mos të hudhen filtera dhe bishta cigaresh. Në ndërkohë, kujdestarët e parkut janë i vetmi shërbim që kujdeset për trajtimin e zjarreve në Parkun Kombëtar, në të gjithë Malin Shar, nga Jazhinca deri në Parkun Kombëtar të Mavrovës dhe pajisjet që i kanë dispozicion janë të pakta

Ndërroi jetë Bedri Hajdari, zëri i fuqishëm kundër padrejtësive

Bedri Hajdari nga Hasanbegu i Shkupit ishte simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë dhe zë i fuqishëm kundër rasteve të montuara dhe zbardhjes së tyrenë Maqedoninë e Veriut.

Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.

Bedriu po ashtu ishte konsideruae si zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike. (INA)

(VIDEO) VLEN publikon listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare

Koalicioni VLEN e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike sot ka publikuar listën për deputetë për zgjedhje parlamentare që do të mbahen me 8 maj.Derisa i ashtuquajturi “Fronti Evropian” do të kandidoj me figura të cilat janë në listën e zezë amerikane dhe protagonistë të skandaleve të ndryshme korruptive, koalicioni VLEN do të garojë me kandidatë cilësior, me dinjitet dhe me integritet. Koalicioni VLEN në këto zgjedhje do të garoj me figura të dëshmuara deri më tani të cilët do të shënojnë fitore bindëse dhe historike dhe të cilët do të jenë armiku kryesor i krimit dhe korrupsionit që ka mbjellë ky pushtet.Në garën për zgjedhjet parlamentare për VLEN:Bartës liste në njesinë e parë zgjedhore është z. Izet MexhitiBartës liste në njesinë e dytë zgjedhore është z. Afrim GashiBartës liste në njesinë e tretë zgjedhore është z. Shener BilalliBartës liste në njesinë e katërt zgjedhore është z. Mendurim ZekmaniBartës liste në njesinë e pestë zgjedhore është z. Salim Sulejmani dheBartës liste në njesinë e gjashtë zgjedhore është z. Bilall KasamiPo ashtu, të gjithë kandidatët tjerë të përfshirë në listat për deputetë në të gjitha njesitë zgjedhore, janë personalitete me kredibilitet të plotë, intelektual të shquar, profesionist të dalluar në sferat e tyre dhe kandidatë të cilët me dinjitet të plotë do të përfaqësojnë interesat e popullit shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.Qytetarët shqiptarë por edhe ata të bashkësive tjera etnike në Maqedoninë e Veriut, tani më e kenë shumë të lehtë për të bërë zgjedhjen, sepse duhet të vendos mes të dëshmuarve dhe të dështuarve, mes atyre që VLEJNË dhe ofrojnë zgjidhje reale dhe atyre që NUK VLEJNË, siç janë ministrat dhe bashkëpunëtorët e Gruevskit.TV KOHA

(VIDEO) Në vend të shkurtimit administrata rritet

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për shkurtim të institucioneve dhe të punësuarve në administratën publike me qëllim që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti, gjatë vitit të kaluar ka ndodhur e kundërta. Është rritur numri i institucioneve, ndërkaq numri i të punësuarve vazhdon të jetë i njëjtë me vitet paraprake, madje është në rritje.Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike, Maqedonia e Veriut, në fund të vitit 2023 ka numëruar gjithsej 1.371 institucione, në të cilat, duke përjashtuar 18.000 të punësuarit në organet e sigurisë, kanë punuar gjithsej 110.169 persona.Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit 2023 janë themeluar 17 institucione të reja, dhe kjo nuk përputhet me premtimet e qeverisë për uljen e numrit të institucioneve të panevojshme, të cilat,
ekzistojnë, më shumë për shkak apetiteve partiake sesa interesit për t’u shërbyer qytetarëve.Kështu, sipas raportit të nga Ministrisw sw Shoqërisë Informatike, në vend ka 14 institucione të cilat fare nuk kanë të punësuar, por kanë vetëm drejtorë. 193 institucione të tjera kanë prej 1 deri në 10 të punësuar.Nga ana tjetër, nuk është ulur as numri i të punësuarve në sektorin publik. Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit të kaluar ka pasur 300 të punësuar më shumë.Reformat në administratë, përveç që janë të nevojshme për vendin dhe qytetarët, ato janë edhe kusht për anëtarësim në BE. Komisioni Evropian, në raportin e fundit, Maqedoninë e Veriut e notoi me notë 3 për fushën e reformave në administratë.
TV KOHA

(VIDEO) Osmani nis fushatën për presidentin e parë Europian të vendit

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani e nisi fushatën me një press-konferencë mbajtur para vilës presidenciale në Vodno, nën shoqërimin e të rinjve të koalicionit e nën simbolikën e një autobusi të brenduar.Osmani tha se vendi është në udhëkryq, ku një rrugë çon drejt të ardhmes europiane kurse rruga tjetër, çon drejt izolimit, paqartësisë dhe paperspektivës dhe se pikërisht për këtë arsye këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të rëndomta.Osmani paralajmëroi se nga sot nën slloganin e Presidentit Europian dhe me programin zgjedhor i quajtur “Dekalogu i Presidentit Europian”, nën numrin 4, do të ecë në katër anët e vendit për t’i dëgjuar nevojat e qytetarëve, pritjet e tyre, por edhe për t’i shpalosur planet për një të ardhme më të ndritur në Bashkimin Europian.TV KOHA

(VIDEO) AHMETI: PAS ZGJEDHJEVE DO TË KEMI QEVERI KOMBËTARE!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti në emisionin OnTime në Televizionin Koha , tha se pas zgjedhjeve parlamentare, ekziston mundësia e formimit të qeverisë kombëtare, që parasheh pjesëmarrje të të gjitha partive politike në qeveri, deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Këtë Ahmeti e tha kur u pyet nëse do të ketë ngërç politik pas zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.
Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së I pyetur se si e kanë pritur mbështetësit e BDI-së lajmin për koalicion me ish oponentët e BDI-së, Ahmeti tha se gjërat e vogla duhet të tejkalohen për projekte madhore.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjithashtu tha se BDI-ja nuk heq dorë nga kërkesat dhe qëndrimet e saja në lidhje me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe futjen e bullgarëve në kushtetutë.Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në emisionin OnTime  në Televizionin Koha.

Të akuzuarit për kidnapimin e Samoil Kostadinovskit nipit të Lube Boshkovskit morën gjithsej tetë vjet burg

Viktor Milanovski dhe Sasha Celiçiq morën gjithsej tetë vjet burg, ka vendosur sot Gjykata penale në Shkup, pasi kanë ndihmuar në kidnapimin e Samoil Kostadinovskit, i njohur edhe si nipi i politikanit Lube Boshkovski, i cili meqë ra fjala ende nuk është gjetur. .

Viktor Milanovski dhe Aleksandar Trpkov, i cili është i padisponueshëm nga organet e rendit janë fajtorë për shkak se më 03.03.2023 në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, së bashku kanë kryer një grabitje me kërcënimin se do t’ia heqin jetën të plagosurit Samoil Kostadinovski. , për t’i paguar paraprakisht narkotikën – mallin e vjedhur, për të cilin i dëmtuari është dashur të paguajë por nuk ka paguar dhe nuk ka dorëzuar mjetet, ndërsa i akuzuari Sasha Çelikiq me dashje i ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të kidnapimit.

– Sipas këtyre neneve të cituara, gjykata e dënon të akuzuarin e parë Viktor Milanovski me burgim prej pesë vjet e dhjetë muaj, në të cilin merret parasysh paraburgimi nga 13.3.2023, ndërsa i akuzuari Sasha Celikiq dënohet me dënim me burg prej dy vjet e dy muaj, përfshirë paraburgimin nga 13.3.2023 deri më 11.7.2023, tha gjyqtari.
Me automjet të pandehurit pa dëshirën e tij e kanë çuar viktimën në vend të panjohur. Në ditët në vijim, përmes mesazheve në aplikacione celulare nga dërgues të panjohur, familjarë dhe njerëz të afërt të viktimës morën mesazhe ku kërkonin pagesën e mjeteve për narkotikë të dyshuar të marrë por të papaguar.

Për të mbuluar gjurmët, në Draçevë është djegur vetura me të cilën është kryer krimi dhe në të cilën është parë viktima për herë të fundit.

Dimitrievski kundër heqjes së “20%” nga Kushtetuta dhe zgjedhjes së presidentit në Kuvend: Për mua janë të papranuara

Kandidati për president nga “Znam”, Maksim Dimitrievski gjatë prezantimit të programit të tij në Krushevë tha se është kundër heqjes së 20%-shit, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, përcjell TV21. Dimitrievski tha gjithashtu se është kundër idesë që të ndërrohet metoda e zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht që presidenti të zgjedhet në Kuvend.

“Prioritet numër 4, hapja e dialogut për propozime eventuale për ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me fshirjen e formulimit gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve dhe ndërrimin e zgjedhjes aktuale të presidentit të Republikës, për mua janë të papranuara”, tha Dimitrievski.

Pendarovski: Pres të hyj në raundin e dytë dhe të fitoj zgjedhjet

Me hapjen e shtabit qendror zgjedhor në qendër të Shkupit, sot fillon fushata zgjedhore e kandidatit për president Stevo Pendarovski. Deri në raundin e parë të votimit, Pendarovski është paraparë të vizitojë mbi 60 vendbanime në vend.
Në një deklaratë për media, kandidati për president Stevo Pendarovski theksoi se edhe pse ka një mandat pesëvjeçar dhe qytetarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë se për çfarë ka qenë president, kundër çfarë ka qenë dhe e dinë se çfarë mund të presin në Pesë vitet e ardhshme, Pendarovski tha se dëshiron t’i ndaj me qytetarët pikëpamjet e tij për çështjet me dinamikë specifike politike.
“Mendoj se konteksti ka ndryshuar pak në 5 vitet e fundit, si rajonal, ashtu edhe i brendshëm, natyrisht edhe ndërkombëtar me luftën në Ukrainë dhe duhet të them se pikëpamjet e mia për disa çështje që kanë një dinamikë të veçantë politike specifike kanë është rishikuar. Pres që në raundin e parë, meqenëse ka shumë kandidatë si asnjëherë më parë në historinë e Maqedonisë, votat të ndahen në disa anë dhe nuk pres që dikush të ketë shanse të fitojë në raundin e parë. Por, në raundin e dytë pres që të hyjmë dhe në fund të fitojmë zgjedhjet”, ka shtuar Pendarovski.
Shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski është i vendosur në rrugën “Nikola Vaptsarov”, gjegjësisht afër sheshit “Maqedonia”. Në të, qytetarët do të mund të informohen çdo ditë për programin e punës së Pendarovskit për 5 vitet e ardhshme, për karvanin zgjedhor, si dhe për të gjitha çështjet e tjera në interes të tyre.

Greva e doganierëve grekë ka përfunduar, fillon qarkullimi i mallrave në mes Maqedonisë për Greqisë

Mëngjesin e sotëm në orën 6 ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë dhe kështu hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki po vijon normalisht.

Siç informoi shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogev, komunikacioni dhe kalimi i kufirit me fqinjin jugor po rrjedh pa probleme.

Dje dhe pardje, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht në të gjitha pikat kufitare, ndërsa herë pas here janë lëshuar të udhëtojnë udhëtarë në Bogorodicë dhe Dojran.