18/04/2024
7.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 30

Paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriperëndimore me kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 26 gradë.

Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira, pasdite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Deri në fund të javës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, përveç të enjtes ku do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale. Temperaturat e ditës do të zbresin me disa gradë deri të enjten, e më pas do të rriten, sidomos gjatë fundjavës.

Aksident tragjik në Këlcyrë-Permet, 8 viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Këlcyrës, ku 8 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.

Makina me klandestinë është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar dhe drejtuesi i saj menjëherë ka shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar.

Pas disa minutash ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 persona, 7 dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Idriz Orana i bashkangjitet opozitës shqiptare sepse ia VLEN

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se Idriz Orana është bërë pjesë e opozitës shqiptare (VLEN) Orana së fundmi ka qenë pjesë e PDSH-së.

“Vazhdojmë me prurje të reja nga Shkupi, sepse ia VLEN!”, ka shkruar Taravari në mbishkrimin e fotografisë ku shihet bashkë me Oranën.

Ali Ahmeti do të shpallet Qytetar Nderi në Prizren

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit.

Ky aktivitet do të mbahet nesër në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.

(VIDEO)Shoqata Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg ndanë 55 pako ushqimore në Manastir

Shoqata Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg, ka vazhduar me aksionin humanitar për familjet në nevojë. Ky aksion organizohet tradicionalisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për t`iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Kësaj rradhe, ndihma në pako me ushqime janë ndarë në rajonin e qytetit të Manastirit. Me këtë rast janë ndarë 55 pako ushqimore për familjet në nevojë nga ky rajon.

Aksioni humanitar i Shoqatës Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg më tej ka vazhduar edhe në fshatin Jabollçisht të Velesit. Tashmë, kjo shoqatë më shumë se 10 vite me rradhë përkujdeset për këta familje duke u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet organizohet çdo vit nga ana e Shoqatës Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg, kurse poashtu sikurse gjatë tërë këtyre dhjetë viteve edhe këtë vit do të ketë ndihma për skamnorët gjatë festës së Fitër Bajramit. TV KOHA

(VIDEO) Shkëndija në stadiumin në Tetovë fundosi Bregallnicën me rezultat 4-1

Shkëndija në stadiumin në Tetovë fundosi Bregallnicën duke e mundur me rezultat 4-1. Autor të golave ishin Vane Kërstevski nw minutwn e gjashtw, Fiton Ademi nw minutwn e 17, Adenis Shala nw minutwn e 55 dhe Almir Aganspahiq nw minutwn e 89, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi tetovari Remzifaik Selmani .Me tre pikët e djeshme kuqezinjtë mbeten në garën për titull me 48 pikë, ndërsa Bregallnica mbetet në pozitën e fundit të tabelës. Fitorja bindëse 4:1 me Bregallnicën ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri, i cili megjithatë kritikon rënien e koncentrimit te skuadra në momente të caktuara.Deklarata Jeton BeqiriMe katër ndeshjet e zhvilluara pasditën e djeshme është mbyllur edhe xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum kanë fituar derbin përballë Voskës me rezultatin 3:1. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi falë dy golave të Besart Ibraimit dhe Ukpas, ndërsa për Voskën shënoi Marushiq.Në ndeshjet tjera, skuadra e Gostivarit është mundur në shtëpi nga Makedonija Gjorçe Petrovi me shifrat 1:3, ndërsa Brera mori fitore përballë Rabotniçkit në Strumicë me rezultat 2:1. TV KOHA

(VIDEO) IFTARI TRADICIONAL I VETERANËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

Klubi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” tradicionalisht ka organizuar iftarin për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë iftar ka patur edhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e Kosovës.Deklarata Agron Shaqiri I pranishëm në këtë iftar ishte edhe deputeti I Vetëvendosjes Salih Zyba, ish pjesëmarrës në tre lufta.Deklarata “Ne nuk jemi thjesht një grup individësh. Ne jemi një familje, ne jemi një trup i vetëm që ka përjetuar gjithë sfidat dhe fitoret e luftës për liri dhe barazi.Abuzimet dhe keqpërdorimet që tentojnë të zhvlerësojnë trashëgiminë tonë nuk do të lejojmë, nuk do të lejojmë që historia jonë të fshihet. Ne kemi detyrim moral të kujdesemi për amanetin e heronjve tanë, të kujdesemi për idealin e tyre të përjetshëm për liri dhe drejtësi” theksuan nga klubi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”TV KOHA

(VIDEO) Përmirësohen faturat e ujit dhe të mbeturinave në Tetovë

Faturat e larta të ujit dhe të mbeturinave që erdhën në adresë të banorëve të Tetovës gjatë muajit të kaluar do të përmirësohen. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur se banorëte fshatrave të Malësisë së Tetovës do të paguajnë 340 denarë në muaj vetëm për grumbullimin e mbeturinave, kurse nuk do të faturohet uji, kanalizimi dhe pastërtia publike. Në ndërkohë, fshatrat që janë në pjesën e poshtme në territorin e komunës së Tetovës, si Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraqinë do të paguajnë 540 denarë.“Sa i përket banorëve të cilët kanë më shumë se një objekt banimi të evidentuar, të paguajnë gjysmën e hapësirës së banueshme si dhe një taksë për 100 denarë për qasje në sistemin për furnizim me ujë të pijshëm dhe 100 denarë për pastërtinë publike. Kjo metodologji do të vlejë edhe për mërgimtarët”, deklaroi Kasami.Kasami gjithashtu njoftoi se për faturat e muajit shkurt, pagesa për ujë dhe kanalizim do të fshihet me vendim të këshillit dhe i bëri thirrje qytetarëve të paguajnë pjesën e mbetur të faturës.Ai bëri të ditur se gjatë javës do të ketë edhe një seancë të jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Tetovës ku do të bëhen korigjimet e nevojshme.“Lusim qytetarët që të bëjnë pagesën e mbetur të faturave për mebturinat dhe sigurisht që ajo pjesë që është më e lartë, jemi dakorduar me ndërmarrjen që të minusojnë faturat e marsit dhe prillit do t`ju vijnë me vlerë zero derisa të vijnë deri në atë vlerën që kanë paguar paraprakisht. Pra, këto vendime vlejnë edhe për faturat e muajit shkurt.Pavarësisht se kjo situatë është keqpërdorur nga ana e oponentëve tanë, megjithatë qytetarët e Tetovës vazhdojnë të kenë çmime me të ulta në vend dhe ne do të vazhdojnë të kujdesemi për qytetarët tanë të krijojmë një sistem efiçent të shërbimeve komunale., sistem që nuk do të rëndojnë xhepin e qytetarëve por edhe do të jetë funksional dhe nuk do lejojmë që të përsëritet situata kur puntorët në ndërmarrjen publike komunale me muaj nuk kanë marrë rroga”, deklaroi Kasami.Në përfundim, Kasami bëri të ditur se Ndwrmarrjes Publike “Sharri” është e detyruar të sigurojë orëmatës për llogaritjen e ujit brenda vitit dhe se në të ardhmen faturimi do të bazohet në shpenzimet për çdo kryefamiljarë. Deri në vendosjen e orëmatëse, qytetarët për ujë, nuk do të paguajnë më shumë se 320 denarë, kurse ata që jetojnë në banesa jo më shumë se 230 denarë. TV KOHA

(VIDEO) Dita ndërkombëtare e gënjeshtrës 1-Prilli shënohet në Tetovë

Dita ndërkombëtare e gënjeshtrës, është shënuar nga me aktivitete kreative nga Qendra për Kulturë në Tetovë.Në këtë aktivitet ka dominuar talenti I të të rinjëve tetovarë në artin e rrugës. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar shprehjen artistike në mjediset urbane dhe për të frymëzuar imagjinatën е gjeneratave të reja.Deklarata Aktiviteti I sotëm është titulluar “Street Art” dhe është mbajtur në hapësirën pranë hyrjes kryesore të objektit.Krahas aktivitetit përmes artit poashtu është mbajtur edhe një panel diskutim.TV KOHA

(video) ASH- krahu i Arben Taravarit caktoi kandidatët për deputetë në listat e përbashkëta me “VLEN”

Aleanca për Shqiptarë, krahu që udhëhiqet nga Arben Taravari, ka mbajtur mbledhje të krysisë qendrore ku edhe ka caktuar listat për kandidat në njësitë zgjedhore në koalicion me Lëvizjen Besa, Alternativën dhe Lëvizjen Demokratike Evropiane të Izet Mexhitit. Në zonën zgjedhore numër gjashtë Aleanca për Shqiptarët e ka pozicionin numër tre, e cila do të jetë nga Tetova. Kandidati I koalicionit VLEN nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët numër katër do të jetë Halil Snopçe poashtu në njësinë zgjedhore numër gjashtë, kurse me numër 7 do të jetë Sadik Sulejmani. Në zonën zgjedhore numër 5, bartës liste do të jetë Salim Sulejmani , në zonën zgjedhore numër 2 I dyti në listë do jetë Riat Shaqir I degës së likovës., kurse në zonën zgjedhore numër një është pozita  e tretë së bashku me partinë e Izet Mexhitit, kandidat I përbashkët dhe pozicioni numër katër në këtë zonë është I Aleancës për Shqiptarët. TV KOHA