28/03/2024
9.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 30

BDI promovon Bujar Osmanin si kandidat për President në Shkup

Fillon konventa promovuese e kandidatit për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani. Mijëra simpatizantë mbeten jashtë. Organizatorët e tubimit detyrohen ti largojnë ulset por prap se prap shumë simpatizant nuk aritën të hynë mbrenda.

Osmani do të jetë njëri nga shtat kandidatët, të cilët zyrtarisht sipas KSHZ-së arritën të mbledhin më shumë se 10 mijë nënshkrime.

Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë

Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë  në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.

Erdogan njofton tërheqjen nga politik pas zgjedhjeve lokale të marsit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se zgjedhjet lokale të
marsit në vend do të ishin të fundit për të, duke paralajmëruar fundin e angazhimit
të tij në nivelety më të larta të pushtetit gjatë më shumë se dy dekadave. Erdogan, i
cili drejton Turqinë që prej vitit 2003 dhe një vit më parë mori një tjetër mandate
5-vjeçar, ka folur për herë të parë për fundin e karrierës së tij politike. “Po punoj pa
pushim për këtë fushatë. Ne vrapojmë pa u ndalur, sepse për mua, kjo fushatë është
nëj finale. Me autoritetin që më jep ligji, këto zgjedhje janë zgjedhjet e mia të
fundit”, u shpreh kryeministri turk. Udhëheqësi 70-vjeçar shprehu besimin se
partia e tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim do të mbetet megjithatë në
pushtet edhe pasi ai të ketë lënë detyrën. “Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 31
marsit do të jenë një bekim për vëllezërit që do të vijnë pas meje. Do të ketë një
transferim besimi”, u shpreh kreu I AKP-së, parti që si objektiv primar ka të
rifitojë bashkinë Stambollit, të cilën e humbi në zgjedhjet e 2019-ës. AKP shpreson
të rifitojë kryebashkiakun e Stambollit në zgjedhjet e fundit të këtij muaji, duke e
parë atë të marrë nga opozita në 2019. Erdogan ishte vetë kryebashkiak i
Stambollit nga viti 1994 deri në vitin 1998. Më pas ai u zgjodh kryeministër në
vitin 2003, kur kryeministri ishte figura dominuese në politikën turke. Kjo
ndryshoi kur Erdogan u zgjodh president në 2014, pas tre mandateve si
kryeministër. Një ndryshim kushtetues në vitin 2017 e ktheu Turqinë nga një
sistem parlamentar në një presidencë ekzekutive, duke hequr pozitën e
kryeministrit dhe duke siguruar që kontrolli i Erdoganit në pushtet të mbetej i
pandryshuar. Sukseset e mëtejshme zgjedhore në 2018 dhe vitin e kaluar kanë bërë
që sundimi shpesh i diskutueshëm i Erdoganit, të shtrihej në një dekadë të tretë.

Pollog, 132 raste të dhunës në familje

Dhuna në familje gjithnjë është prezente në rajonin e Pollogut. Kryesisht, dominon dhuna
e ushtruar nga ana e meshkujve karshi femrave, respektivisht burrat janë ata që kryejnë
më shumë raste të dhunës duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Nga policia
njoftojnë se gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në
Tetovë, respekivisht në Tetovë dhe Gostivar janë regjistruar gjithsej 132 vepra penale të
lidhura me dhunën në familje.Prej tyre, dominon Tetova me 72 raste të regjistruara karshi
Gostivarit ku janë shënuar 60 raste të dhunës në familje.Sipas policisë, gjatë vitit të
kaluar 21 vepra janë regjistruar më pak krahasuar me vitin paraprak. Më shumë se
gjysma e këtyre veprave përfshinë lëndime trupore, thonë nga Sektori për Punë të
Brendshme në Tetovë. Policia thotë se pjesa më e madhe e këtyre veprave janë zbardhur.
“Në veprat e vitit të kaluar janë përfshirë gjithsej 131 autorë, përkatësisht janë
kallëzuar penalisht dhe numri më i madh i tyre janë zbardhur plotësisht dhe
plotësuar me 113 kallëzime penale. Në mesin e autorëve, përsëri janë më të shumtët
meshkujt 122, kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, bashkëshortë të
pakurorëzuar, baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të
këtij lloji dhune”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të
Brendshme në Tetovë.
Viktimë e dhunës në familje gjatë vitit të kaluar ishin kryesisht gjinia femërore, prindërit
dhe anëtarë të tjerë të familjes.
“ Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të
cilat 106 ishin gra,bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra, si dhe 24 burra,
kryesisht baballarë dhe djem. Arsyet më të shpeshta për këtë lloj dhune, sipas
njohurive të mëparshme dhe përvojës profesionale të Sektorit për Punë të
Brendshme në Tetovë, janë çrregullimet nervore, veset e ndryshme, e mbi të gjitha
alkooli, droga e të tjera” thotë zëdhënësi Rexhepi.
Nga ana tjetër, edhe këtë vit dhuna në familje është mjaft aktuale dhe prezente në rajonin
e Pollogut duke patur parasysh se pothuajse në çdo të ditën e dytë ka denoncime për
dhunë në familje. Krahas zënkave mes çifteve, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur
viktimë të dhunës janë prindërit nga ana e fëmijëve të tyre.Nga ana tjetër, shpesh herë
ndodh që palët e konfliktuara të tërheqin deklaratën e tyre dhe të mos e vazhdojnë
procedurën në organet e drejtësisë. Kryesisht janë gjinia femërore ajo e cila në shumë
raste e tërheq denoncimin ndaj bashkëshortit që të mos ketë ndjekje penale.

BDI promovon sot Bujar Osmanin, si kandidat për president të Maqedonisë

 Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se sot (e shtunë, 09.03.2024) me fillim në ora 18:00, në Sallën Sportive tek Kalaja në Shkup, do të promovojë kandidatin për president, z. Bujar Osmani.

Aksion i madh policor në Veles, arrestohen disa dilerë droge

Policia ka realizuar një aksion të gjërë anti-drogë në Veles ku kanë arrestuar disa persona.

“Me datë 08.03.2024, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Veles kanë ndaluar K.G.(22), LB.(19), V.M.(31), L.V.(37), M.G.(29) , I.V.(32) dhe L.O.(25) të gjithë nga Velesi. Atyre u është gjetur dhe është konfiskuar hashash, marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë dhe një tabletë, ndërsha I.V. dhe LJ.O. janë kapur duke u shitur drogë personave nga Velesi. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njofton MPB-ja.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Shtatë kandidatë në garën për president

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për mbledhjen e të paktën 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme sipas ligjit, për të arritur kushtin e parë për të hyrë në garën për president. Shtatë janë kandidatët që do të masin forcat më 24 prill.

Profesorja dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova hyn në garë si kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit. Ajo është në këtë garë për herë të dytë, duke qenë se në vitin 2019, në rrethin e dytë humbi betejën ndaj kundërkandidatit të saj Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski në këto zgjedhje për mandatin e dytë ka mbështetjen e LSDM-së dhe partive të tjera të koalicionit.

I treti në listë me më shumë nënshkrime të mbledhura është Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës, kryetar i lëvizjes “E di” dhe ish funksionar i LSMD-së. Pas tij është Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është kandidati i BDI-së në këto zgjedhje. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka mbështetjen e koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”.

“E Majta” në këto zgjedhje presidenciale do të garojë me kandidaten e saj, profesoren Biljana Vankovska.
Tetë kandidatë të tjerë që ishin paraqitur për të plotësuar kushtin e mbledhjes së të paktën 10 mijë nënshkrimeve nga votuesit, nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.

Shorti për listën e vetme të kandidatëve do të zhvillohet më 28 mars kurse fushata zgjedhore fillon më 4 prill.
Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët për president nuk e merr shumicën e votave, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Për president në rrethin e dytë zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota në rast se kanë dalë më shumë se 40% e votuesve të regjistruar në listë.

Ndërron jetë anesteziologu i njohur nga Tetova Tefik Alili

Në moshën 70 vjeçare ka ndëruar jetë anesteziologu i mirënjohur nga Tetova, Tefik Alili.

Alili për njw jetw  të tërw ka shërbyer fizikisht e moralisht në spitalin e Tetovës sepse përveç gjithash ai ka qenë dera ku ka trokitur çdo anesteziolog i ri. Edhe pse në penzion Alili thuajse çdo ditë ishte në spitalin e Tetovës për të dhënë ndihmë e për të kontribuar.

Tefik Alili shkoj por Spitali i Tetovës do të vijoj ta ketë aty sepse Roland Alili, djali i tij me krenari ecën rrugës së babait të vet.

Televizioni Koha i shpreh  ngushëllime të sinqerta  familjes Alili.

Pesë fëmijë të shtruar në spital, 50 raste të reja me kollën e keqe nga 1 deri më 7 mars

Në Maqedoninë e Veriut, situata e infeksioneve të kollës së keqe vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik. Sipas raporteve të fundit nga Institutit për Shëndet Publik, numri i rasteve të reja vazhdon të rritet, me një shqetësim të veçantë për shtimin e tyre te fëmijët.

Në raportin e datës 7 mars, u raportuan 50 raste të reja me kollë të keqe. Shumica e këtyre rasteve u lokalizuan në Shkup, me 43 raste, ndërsa të tjerat u raportuan në qytete të ndryshme si Tetova, Koçani, Kavadar, Kumanova dhe Manastiri.

Ndër të sëmurët, pesë persona janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë nën një vjeç dhe një person në grupmoshën 1-4 vjeç. Mosha e përgjithshme e të sëmurëve shkon deri në 40 vjeç, por numri më i madh i rasteve është tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç.

Në përgjithësi, deri në datën 7 mars, numri i rasteve të regjistruara të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut është 173, me një incidencë prej 9.4 për 100,000 banorë. Përveç Shkupit, raste janë raportuar në komuna të ndryshme si Tetova, Kumanova, Gostivari, etj.

Ndër faktet më shqetësuese është se një pjesë e madhe e të sëmurëve nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës, duke theksuar nevojën për një përqendrim të madh në fushatën e vaksinimit.

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin dhe kanë nisur fushata intensive për të mbuluar personat e papërgjistruar, të pavaksinuar dhe ata që kanë nevojë për rivaksinim. Kjo përfshin edhe shqyrtimin e pikeve të vaksinimit në të gjithë vendin dhe thirrjen e qytetarëve për të marrë vaksinën sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

Ndër masat e fundit të ndërmarra janë edhe inspektimet në qendrat e shëndetit publik për të identifikuar fëmijët që kanë munguar vaksinimin, me synimin e vaksinimit të tyre për të siguruar mbrojtje më të mirë kundër kollës së keqe.

MPB me detaje për aksidentin në rrugën Shkup – Bllacë

Një kamion tërheqës është rrokullisur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkup – Bllacë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë.

Siç bën të ditur MPB-ja, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi aktual dhe doganor”, ​​thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.