28/03/2024
16 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 4

Studentët e Farmacisë nga Universiteti i Tetovës realizuan një vizitë studimore

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të programit studimor – Farmaci, të udhëhequr nga prodekania për arsim Prof. Dr. Nexhibe Nuhiu, shefja e programit studimor Doc. Dr. Arijeta Shabani, mësimdhënësja, Prof. Dr. Arlinda Haxhiu – Zajmi, më 26 mars 2024 e vizituan njërën nga depot më të mëdha të barnave në vendin tonë “MakedoniaLek” dhe fabrikën për prodhimin e barnave dhe preparateve kozmetike dhe galenike “Galafarm”.

Gjatë kësaj vizite, studentët e Universitetit të Tetovës u njoftuan me procesin e kontrollit, ruajtjes, paketimit dhe shpërndarjes së barnave, suplementeve dhe pajisjeve mjekësore. Ndërkaq, në fabrikën e prodhimit të barnave “Galafarm” ata u informuan në hollësi me procesin e prodhimit të barnave, preparateve kozmetike dhe galenike si dhe punën në laboratorin e kontrollit të cilësisë se barnave.

Vizita e sipërpërmendur u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kohë më parë ka firmosur Universiteti i Tetovës me këto subjekte. Po ashtu sipas marrëveshjes, studentët e Farmacisë, vitin e pestë në kuadër të praktikës profesionale, do qëndrojnë për një muaj në këto kompani të njohura farmaceutike.

VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit. Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë.

Iljaz: Fronti Evropian do të na sjellë fitore bindëse dhe një të ardhme të ndritur multietnike për vendin

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke të udhëhequr nga Bejxhan Iljaz, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Populli, PDSH-në, dhe Partinë Demokratike Evropiane.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke Bejxhan Iljaz, theksoi rëndësishme e nënshkrimit të koalicionit të Frontit Europian. “Jemi dëshmitarë të një momenti historik,” tha ai, “në një qytet që përfaqëson më së miri bashkëjetesën multietnike. Ky koalicion simbolizon vlerat që na bashkojnë dhe na ndihmojnë të ecim përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët”, tha Iljaz.

Ai theksoi se ky koalicioni, i cili përfshin partitë me përvojë të gjatë politike, synon të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes në vendimmarrjen politike në momentet kyçe për vendin. Ai shprehu optimizmin e tij se ky koalicion do të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe do të jetë një faktor kyç në promovimin e vlerave multietnike.

“Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë e jo ato që na nadajnë, është një hap përpara ardhmërisë sonë. Karakteristikat e partive antare të koalicionit janë përvoja e tyre politike, dhe përfshirja e tyre në politikë në momenentn më të rëndësishme të vendit. Duke i hedhur ne hapat drejtë ardhmërisë sonë, dua të ju njoftoj për një fitore të madhe bindëse dhe të thellë. Shpresoj se ky kolicion të jetë i dobishëm për vendin tonë multietnik dhe të ardhmen tonë”, tha Iljaz.

VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin Monstra

VLEN sot shpalosi disa qëndrime politike që kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani i ka pasur në të kaluarën. Sipas Fari Isenit nga VLEN, bëhet fjalë për veprime që nuk do të harrohen kurrë, përfshi edhe rastin “MONSTRA:.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe më parë kur kemi shpjeguar se kush është Bujar Osmani, ka ardhur koha të fillojmë t’i shpalosim skandalet e tij korruptive, por edhe qëndrimet politike që i ka pasur e shprehur ai në të kaluarën. Gabohet shumë nëse ai mendon se ato janë harruar dhe se tashmë askush nuk do t’ia kujtojë se çfarë ka bërë e çfarë ka thënë. Madje, disa nga veprimet e tij nuk do të harrohen kurrë. Sot po e rikthejmë kujtesën duke i kujtuar qëndrimet e tij të pafalshme për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, një rast ky që shkaktoi, fatkeqësisht, plagë të pashërueshme edhe sot e kësaj dite. Atëbotë, po ky Bujar Osmani – në rol të zëdhënësit të BDI-së, doli para kamerave dhe pa fije turpi, pa u skuqur fare e pa pikë ndërgjegje e mashtroi opinionin e tërë. Kështu, në pyetjen se “Ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, ai tha: ‘Informacionet tona thonë se ai nuk është në asnjë institucion shtetëror. Ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet i zhdukur’”, deklaroi Fari Hiseni, VLEN, sipas të cilit bëhet fjalë për një deklaratë skandaloze të Bujar Osmanit.

“Kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejt u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunëtor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur “Monstra”. Ndërsa ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjegjësi. Megjithatë, pyetja që shtrohet është: “A mund t’i besojmë këtij personi që për interesa të ulëta personale e shet çdo gjë kombëtare dhe nuk e ka për dert të mashtrojë pa u skuqur?”.

Fatmirësisht, shqiptarët nuk harrojnë. Andaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë shapin nga sheqeri dhe mashtruesin nga i ndershmi”, tha Hiseni.

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Një djalë godet për vdekje me thikë prindërit dhe vëllain e tij, plagos rëndë motrën

Një i ri nga rrethi gjerman Waldshut ka goditur me thikë prindërit dhe vëllain e tij, ndërsa ka plagosur rëndë motrën e tij, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Ai ka sulmuar mbrëmë prindërit e tij, 58 dhe 61 vjeç, si dhe vëllain dhe motrën e tij, tha policia gjermane.

Babai dhe nëna, si dhe vëllai (34) u vranë në vend në banesën në rrethin Waldshut, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg.

Ahmeti nënshkroi marrëveshje me Iljas, Partia Demokratike Turke bëhet pjesë e Frontit Europian

Frontit Europian sot ju bashkëngjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP). Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz.

Ahmeti tha se me marrëveshjen e Ohrit të gjithë komunitetet kanë fituar të drejtat e tyre. Ahmeti përmendi komunën e Kërçovës në të cilën gjuhë zyrtare krahas maqedonase dhe shqipes është edhe gjuha e turke.

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz tha se kjo është një ditë historike për shkak se nënshkruam një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të vendit dhe për një shoqëri më të zhvilluar.

Iljaz tha se qëllimi i themelimit të Frontit Evropian është integrimi i plotë i vendit në BE.

Kujtojmë se Frontit Evropian më herët ju bashkëngjiten edhe partitë BDI, PDSH, LP, PDE dhe TDP.

Frontit Europian sipas njoftimeve pritet t’i bashkëngjitet edhe partia rome e Kurto Dudush dhe ASH krahu i Selës.

Afrim Gashi: Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën

Koalicion opozitarë shqiptarë VLEN ka bërë hapjen e dy shtabeve, njërit në Haraçinë dhe tjetri në Gazi Babë.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është shprehur se gjithnjë e më shumë po ndjehet se koalicioni i tyre po përfaqëson popullin ndërsa pala tjetër koalicioni që përfaqëson disfatën.

“Sonte, bashkë me kandidatin presidencial Dr. Arben Taravari, i hapëm shtabet e koalicionit VLEN edhe në komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës. Si asnjëherë më parë dhe më mirë po ndjehet se udha është ndarë mes koalicionit që përfaqëson popullin dhe VLEN dhe një koalicioni që përfaqëson disfatën. Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën”, ka shkruar Gashi,
kryetar i Alternativës. VLEN deri tani ka hapur disa shtabe duke filluar nga Tetova, Gostivari, Çairi, Kumanova.(INA)

Maqedonia e Veriut sot shënon 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet katër vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes do të mbahet ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit.

Në ceremoni do të flasin zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral brigade Simeon Trajkovski.

Para ceremonisë qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet një aktivitet tradicional me trupin diplomatik, i cili do të shënojë fillimin e Ditëve të NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Më 27 mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i tridhjetë anëtar i Aleancës. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

Më 15 nëntor 1995, vendi nënshkroi dokumentin kornizë për anëtarësimin në programin Partneriteti për Paqe.

Më 14 qershor 1996 u hap Zyra Ndërlidhëse dhe në fund të vitit 1997 Misioni i Përhershëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Në prill të vitit 1999, në Samitin e NATO-s në Uashington, Republika e Maqedonisë fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Aleancë, pas së cilës filloi përgatitja dhe zbatimi i Planit të Veprimit për anëtarësim.

Në deklaratën përfundimtare nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, Aleanca vendosi që vendi të marrë një ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Në mënyrë që procesi i integrimit të vendit në NATO të ecë pa probleme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11 shkurt 2020, njëzëri ratifikoi Traktatin e Atlantikut të Veriut, i cili u pasua me nënshkrimin e instrumentit të ratifikimit më 20 mars 2020. Protokolli i anëtarësimit për anëtarësim në NATO nga Presidenti i Republikës. Më 27 mars 2020, përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington, instrumenti për anëtarësim në Traktatin e Atlantikut të Veriut u depozitua në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut u bë zyrtarisht shteti i tridhjetë anëtar i Aleancë. (INA)

Rufi Osmani me një porosi për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Profesori universitar Rufi Osmani ka theksuar se prioritetet kyçe të faktorit politik shqiptar në këto zgjedhje, duke theksuar se fokusi kyç do të jetë tek ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të integrohet në BE dhe të mos ndodhë bllokimi që do ta shpiej vendin në një qorrsokak të ri.

“Ajo që është thembra e Akilit e këtyre zgjedhjeve është që të na kthehet në pushtet partia e cila e për 10 vite e mbajtë të bllokuar procesin eurointegrues të vendit. Ky rrezik politik është shumë i madh dhe ai mund të na sjellë në një qorrsokak të ri dhe Maqedoninë ta lë në shoqëri vetëm me shtetin më problematik Serbinë, si aletate kyçe e Rusisë.
Pata rast të analizoj katër shtyllat e programit të doktor Arbenit dhe ajo që për ne si shqiptarë duhet të jetë koncensus i përgjithshëm se të gjithë ne duhet edhe me doktor Arbenin edhe me deputetët që do i zgjedh ky koalicion fuqishm të përkrahim kartën e ndryshimit të Kushtetutës për tu integruar në Unionin Evropian. Pa keqkuptime jam dakord për heqjen e 20%, demokraci koncensuale, por për ato çështe nuk ka klimë dhe nuk ka numra. Ne duhet të flasim konkretisht dhe praktikisht.
Pra mesazhi im do të kishte qënë që në veçanti edhe në rrethin e dytë ër president, por edhe më pas të bëhet parlamenti i ri kriteri për ndryshimet kushtetuese për integrimin në BE. Të bëhet një bllok që të parandalohet rikthimi i partisë që do të bllokonte procesin e integrimit, dihet se kush është dhe ne të mos jemi bashkëfajtor për një bllokadë. Dikur kam thënë nëse këto ngelin në pushtet 20 vjet nuk do të ngel shqiptarë dhe për fat të keq nëse ato do të na humbin edhe 10 vjet, atëherë nuk do të kemi se me cilin do të bisedojmë”, ka nënvizuar profesori Osmani në takimin e kandidatit për president Arben Taravari me intelektualë dhe personalitete të jetës publike.(INA)

ASH e Selës nesër thërret Kuvendin partiak, çfarë pritet të vendos

Krahu i ASH-së i udhëhequr nga Ziadin Sela ka njoftuar përmes një komunikate se për nesër thërrasin Kuvendin partiak.

“Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët thërret mbledhje të Kuvendit të Partisë me datë 28.03.2024 (e Enjte) ora 15:00, në Restoran “BUSHI” – Shkup. Pas mbledhjes së Kuvendit, do ketë deklaratë për media”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sela mbrëmë në TV21 deklaroi se janë duke u zhvilluar negociata me BDI-në për tu bërë pjesë e Frontit Evropian dhe se rezultati i këtyre negociatave do të shpaloset në Kuvendin Qendror.

“Nuk jam nga ata njerëz që fshihem.Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha më tej Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet të sillet vendimi.

Paraprakisht Sela tha listat e përbashkëta dhe shkuarja vetë në zgjedhje, janë tema të ezauruar. Ndërkaq tani shtoi se dy opsione janë të mundshme:

“Ose të bashkohemi me ndonjërin bllok ose të mos del ASH-ja fare në zgjedhje”, deklaroi Ziadin Sela nga ASH. (INA)