19/04/2024
3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 4

Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.

“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

Për bllokim të qytetarëve nga Kosova është raportuar edhe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. /Telegrafi/

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Përfaqësues të partive politike dhe koalicionit, sot në Sallën e kristaltë të Shtëpisë ligjvënëse e kanë nënshkruar Kodin për gjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se ky akt paraqet shprehje të vullnetit që të ruhet integriteti i procesit demokratik.

“Kodi është konfirmim për zhvillimin demokratik për shoqërinë tonë se të gjithë së bashku obligohemi në parimet e demokracisë. Përmes nënshkrimit të Kodit, nënshkruesit dërgojnë mesazh për zgjedhje korrekte dhe respektim të të gjitha rregullave, ligjeve dhe dispozitave, si dhe respektim të sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik gjatë organizimit të zgjedhjeve”, theksoi kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Me nënshkrimin, thotë Dashtevski partitë politike obligohen se do ra respektojnë kodin etik dhe nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes në fushatën parazgjedhore.

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti! Nuk keni tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore prandaj flasin për çështje të vjetra

Kandidati për president të shtetit, Bujar Osmani, konsideron se koalicioni “Vlen”  nuk ka tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore dhe prandaj “flasin për çështje të vjetra dhe të hapura”.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ai ka reaguar ndaj deklaratës së një përfaqësuesi të koalicionit “Vlen” i cili pyeti nëse shqiptarët e meritojnë një kandidat për president për të cilin Prokuroria Speciale Publike në vitin 2016 hapi lëndën “Pacienti”.

“Është një hetim i filluar nga një prokuror që aktualisht ndodhet në burg dhe është në listën e zezë të SHBA-së. Prokuroria e ka mbyllur menjëherë rastin dhe nuk ka pasur asnjë akuzë sepse është vlerësuar se ndërtimi i spitalit në Tetovë ka qenë në përputhje me ligjet dhe se jo vetëm nuk është bërë dëm, por përkundrazi, është mbrojtur  interesi i shtetit. Ashtu që, nuk ka pasur as akuzë, por një tentativë për diskreditim politik nga një njeri që aktualisht është në listën e zezë amerikane, që tregon qartë se ka pasur përfshirje ruse në atë përpjekje për diskreditim. Absolutisht nuk ka lidhje kjo çështje. Ata tashmë kanë humbur idetë dhe kreativitetin në këtë fushatë, të frikësuar nga disfata e madhe”, deklaroi Osmani, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për bashkësponsorizimin e rezolutës së KB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Shtoi se edhe pse nuk po merret me të tjerët në fushatë zgjedhore, do t’i kundërvihet kundërshtarit Arben Taravari me çështjen e legjitimitetit në Aleancën për Shqiptarët.

“Vendimi i gjykatës që, megjithatë, kundërkandidati im në mënyrë të paligjshme tentoi ta uzurpojë partinë e bën pak problematik dhe të padenjë për një fushatë. Për çështje të tilla duhet të bisedojmë, për të cilat ka vendime gjyqësore, e jo për këto çështje”, tha Osmani.

VLEN: Shqiptarët nuk harrojnë gjynahet e pacientit Bujar Osmani

Sot do të rikthehemi në vitin 2016, kur funkciononte Prokuroria Speciale si inciativë nga faktori ndërkombëtar për zbardhjen e rasteve korruptive në RMV.

Në atë kohë, ajo që ra në sy ishte se shqiptari i parë dhe i vetëm i akuzuar, edhe atë në lëndën e quajtur PACIENT, ishte pikërisht zëdhënësi i BDI-së, sot kandidat për President, Bujar Osmani.

Por, çfarë në të vërtetë përmbante lënda PACIENT, për çka akuzoheshte Bujar Osmani?

Këtë do ta shpalosim sot, për herë të parë, detajisht.

Në hetim ekzistonte dyshimi i bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare Ministër i Shëndetësisë si dhe autorizim të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e tenderimit për kryerjen e punimeve ndërtimore, ku kishte dyshime se është favorizuar kompania bullgare GBS Bllagoevgrad edhe përskaj faktit që ka pasur oferta më të lira nga kompani tjera, në disa objekte shëndetësore në vend, mes cilave edhe Spitalit Gjinekologjik Nënë Tereza në Çair. Vlera e tenderit ka qenë mbi 2 milion euro.

Të nderuar qytetarë, ne jemi mbledhur sot, pikërisht para Spitalit Gjinekologjik Nënë Tereza në Çair, për të përçuar porosi se nuk harrojmë!

Jemi mbledhur këtu gra, nëna, motra, vajza për të zbardh këtë skandal, që pikërisht kandidati i sotshëm për President ka qenë i akuzuar për keqpërdorime finansiare edhe në këtë objekt, i cili është i shenjtë për ne, e që për çdo ditë lindin bijat tona, motrat tona, shoqet tona.

Merreni me mend deri ku shkon lakmia e këtyrë personave për para, të keqpërdorin miliona euro nga vendi ku lindin të gjitha nënat nga Shkupi e më gjërë!

Publikisht pyesim, a meritojnë shqiptarët një kandidat të këtillë për President? Pyesim publikisht, nëse nuk e kanë hallin e qytetarëve, a mendojnë këto politikanë se ky spital mund të shfrytëzohet edhe nga të afërmit e tyre?

Qytetarët nuk do tia harrojnë asnjëherë Bujar Osmanit Pacientin. Ndoshta gjykatat e partizuara nga Artan Grubi edhe e kanë futur në ndonjë qosh këtë lëndë, por koha për përgjegjësi për atë që e kanë bërë po vjen, dhe për ato që e kanë fshehur lëndën gjithashtu.

Merreni me mend, këto miliona të përfolura kanë mundur të jenë krevate për nënat, pajisje për gjinekologët, punsime për motrat, kushte më të mira për foshnjet. Këto para të keqpërdorura kanë mundur të jenë mjete buxhetore për tu dhënë vendime atyre mbi 1700 të punësuarve në shëndetësi që janë me kontratë në vepër, e që assesi nuk po marrin vendime të përhershme.

Koha e dhënies llogari po vjen ndërsa qytetarët do e dënojnë këtë qeverisje kriminogjene!

NDRYSHIMI VLEN!

Siljanovska: Nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula

Kandidatja për presidente nga VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska mbrëmë nga tubimi në Gjevgjelia porositi që nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula. Sipas saj, Kushtetuta nuk është fletore numrash që të shkruhen të gjithë komunitetet e shteteve fqinje, por në të duhet të përcaktohen rregullat për kompetencat dhe çështjet e tjera.

“Pasi që të gjithë thonë se duhen ndryshime kushtetuese, unë them po nevojiten kushtetuese, por jo për ribërjen e preambulës dhe shndërrimin e saj në fletore numrash dhe radhitje të të gjithë fqinjëve të mundshëm pasi që atë askush nuk e bën, atje ka të tjerë, por, që të kemi ndarje të vërtetë të pushtetit, që t’i konstatojmë mirë kompetencat”, deklaroi Gordana Siljanovska, kandidate për presidente nga VMRO-DPMNE.

Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski nga tubimi në Veles, përsëriti qëndrimin se duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit, shkruan Alsat.

Sipas tij, reformat në gjyqësor kanë mbetur në gjysmë, ndërkaq në periudhën e kaluar gjyqësori ka qenë i diktuar nga qendrat e fuqive të caktuara politike dhe ekonomike.

“Premtuam shtet ligjor, megjithatë për fat të keq mbetëm në gjysmë të rrugës, pasi që menduam se menduam se është e mjaftueshme ta lëmë sistemin gjyqësor vetë të vendos. Se nuk ka nevojë si regjimi të diktojmë si regjimi të diktojmë aktgjykime nëpërmjet telefonit, megjithatë atje ka njerëz, një pjesë gjykatës dhe prokurorësh të cilët prej arsyeve korruptive ose që të avancohen në karrierë gjykuan jo sipas drejtësisë, por ashtu siç u kanë diktuar disa qendra të fuqisë politike dhe ekonomike. Për atë disa njerëz që duhej të përballen me drejtësinë nuk u përballën, disa njerëzve që duhej”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga LSDM.

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret duke i mbajtur peng në pikat kufitare autobusët me udhëtarë nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kryeministri tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.

 

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

 

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

​Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.

 

Sot ndërroi jetë nëna e Edmond Lajçit,që dje biri i saj vrau bashkëshorten në qendër të Pejës

jë tjetër tragjedi ka goditur familjen e Edmond Lajçit, pasi ai i mori jetën bashkëshortes së tij, ditën e djeshme në Pejë.

Mësohet se nëna e tij, Zyrafete Lajqi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave të Kosovës, bëhet me dije se nëna e tij ishte e shtruar në spital për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Edmond Lajqi ndodhet në paraburgim për vrasjen e bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukella në Pejë. Ndërkohë shkaqet e vrasjes së Ukellës nga bashkëshorti me të cilin kishte 20 vite martesë nuk janë zbuluar ende.

Edmond Lajçi rrezikon një dënim nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm me akuzat për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Këta janë deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, dy nga Qipro.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Kundër kësaj  asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Këta delegatë votuan kundër Kosovës në KiE

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD)

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina)

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari:  Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Christiana EROTOKRITOU – Qipro: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Zjarri në Sallën Universale përplas kryetaren e Shkupit dhe ministren e Kulturës

Nuk do të lejojë që Salla Universale të jetë pjesë e një lufte politike dhe pjesë e agjendës zgjedhore të Danella Arsovskës, ka thënë sot një një konferencë për media ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska. Sipas saj, Arsovska do të përballet edhe me veprime juridike.

”Është simptomatike se si projekti u bë i pasigurt për Arsovskën kur ajo nënshkroi disa dokumente për fillimin e zbatimit të tij. I njëjti projekt për të cilin Arsovska konteston dhe pretendon se është falsifikim është paguar përmes sistemit për marrjen e lejes së ndërtimit të qytetit për llogaritjen e shërbimeve komunale. 4:10min Insinuatat dhe seritë e mjegullnajave të paraqitura në shtypin e djeshëm do të jenë temë para gjykatës”, tha Bisera Kostandinovska Stojçevska.

Regimi i ministres vjen pas preskonferencës së ditës së djeshme të Kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila shtroj pyejtje se përse zjarri nuk është lajmëruar menjëherë por punëtorët në momentë kanë tentuar ta shuajnë zjarrin.

“Në bazë të cilit projektit është vazhduar rindërtimi i Sallës Universale në Shkup. Në bazë të cilit opinion për qëndrueshmëri dhe mbrojtje sizmike është rikonstruktuar salla. Kush është menaxher i sallës Universal , në bazë të cilit dokument dhe cilit projekt bëhet fjalë”, tha Danella Arsovska.

Një javë më parë Salla Universale u përshi nga zjarri shkaqet e të cilit ende janë të pa njohura për qytetarët. Në ndërkohë, Prokurori Themelore Publike vazhdon hetimet./KlanM/