18/04/2024
5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 5

Taravari:Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, është zotuar se nëse fiton garën presidenciale, nga pozita e kryetarit të shtetit, do të ndërmerr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me  vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji.

Monstra, Sopoti, Brodeci, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjera, janë që të gjitha emra që na e kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, atë të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin. Ky sistem i padrejtësisë e ka bërë shqiptarin mish për top, për të qeruar hesape politike apo për të shtyrë përpara agjenda shoviniste saherë që dikujt i rrezikohet pushteti.

Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal, na kanë sjellur në një gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve i besojnë drejtësisë.

Unë si President i Republikës, do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Me koalicionin VLEN, do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur, efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të shtypet për shkak të përkatësisë kombëtare.

VLEN zotohet për krijimin e një trupe të përkohshme ekspertësh perëndimorë, kryesisht nga vendet evropiane, që do të integrohen në këshillat prokuroriale e gjyqësore të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtëvjeçar. Kjo trupë do të monitorojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas. Por ata do të kontribuojnë edhe vetë si gjyqtarë e prokurorë.

Do të shtyjmë përpara ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të reformojmë në tërësi sistemin për zgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Pas plebishit popullor të 24 prillit dhe 8 majit, në sistemin tonë të drejtësisë, nuk do të ketë më vend për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe me mendësi jugosllave.

VLEN do të bëjë evropianizimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të ndalur epideminë e korrupsionit dhe drejtësinë selektive. Ne mund të bëhemi vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur Gjykata e Tetovës dhe e Shkupit të jenë po aq të besueshme sa Gjykata e Berlinit apo Bonnit. Rrugë tjetër nuk ka.

Me ardhjen e VLEN në pushtet, të gjitha viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen.

Ndryshimi ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Drejtësia VLEN sepse ajo është parakusht për shoqëri inkluzive, për demokracinë dhe për zhvillimin ekonomik.

Tani po ia kaloj fjalën z. Sabri Aziri, familjar i Haki Azirit dhe Fejzi Aziri, dy nga shqiptarët e dënuar padrejtësisht me 9 dhe 15 vjet burg në rastin Monstra.

Vazhdon greva e specializantëve privat

As premtimi i ministrit të Shëndetësisë se do ta zgjidh problemin, nuk i bindi specializantët privat që ta ndërpresin grevën. Ata e vazhduan grevën mëngjesin e të martës, të cilën  e filluan të hënën. Specializantët privat thonë se nuk do ta ndalojnë grevën derisa Ministria e Shëndetësisë të dalë me vendim dhe derisa vendimi të kaloj në seancë qeveritare. Varësisht se si do të jetë vendimi i Qeverisë, thonë se do të vendosin se çfarë do të ndërmarrin më tutje.

Hristina Ilioska-Çeshlaoska, specializante private në mjekësinë interne

“E vazhdojmë grevën derisa vendimi të kaloj në seancë të Qeverisë dhe derisa Ministria e Shëndetësisë të dalë me njoftim zyrtar se çfarë është vendosur në atë seancë të Qeverisë dhe më pas me të gjithë kolegët, do të vendosim se cilat do të jenë hapat e ardhshëm”.

Ajo përsëriti se edhe para një muaji Demiri u premtoi se ai ka mirëkuptim për problemet e specilizantëve, por se ata deri ato kërkesa nuk janë propozuar në seancë të Qeverisë.

Një ditë më parë specializantët privat realizuan takim me ministrin e Shëndetësisë Ilir Demirin, zëvendës ministren Maja Manoleva dhe këshilltaren e kryeministrit për çështje shëndetësore Ana Daneva Markova. Në takim u është thënë se lidhur me kërkesat e tyre për rritjen e kontributeve do të ketë informcione në formë të shkruar pas seancës së Qeverisë.

Ndërkaq, ministri Demiri dyshon se greva e specializantëve privat ka prapavijë politike. Në mesin e kërkesave të speializantëve janë rritja e pagave, pagesa e sigurimeve shëndetësore si dhe rregullimi i statusit të punës. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Sindikata e postave kërkon sistematizim të ri

Posta e Maqedonisë në prag të egzistencës. Kreu i sindikatës Boro Veligdenov në një konferencë për media para Qeverisë, tha se mbi 2 000 vende pune janë në pyetje. Veligdenov thotë se Sindikata do ta përgatisë sistematizimin dhe do t’ia dorëzojë qeverisë së ardhshme, duke insistuar që qeveria ta shqyrtojë urgjentisht si një zgjidhje fillestare për situatën e Postës.

Boro Veligdenov, Kreu i Sindikatës

“Të gjitha anomalitë dhe problemet në operim do të tejkalohen me sistematizim dhe do të pozicionohemi në treg,  gjegjësisht do t’ua kthejmë qytetarëve Postën e Maqedonisë me dërgesa të rregullta dhe me kohë të dërgesave. Ka punëtorë që nuk vijnë në punë, ka punëtorë që vijnë dhe nuk e dinë se çfarë janë punët e tyre, prandaj ky sistematizim i ri është – për të nxitur produktivitetin në punë, dhe me këtë do të rrisim të ardhurat dhe do të jemi në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur si kompani”.

Kreu i sindikatës, theksoi se tashmë janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste të re dhe fillimin e procedurës së grevës, meqënëse nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat për takim me Bordin Drejtues dhe Qeverinë pas protestës së muajit të kaluar.

Ai në ndërkohë thotë se kushtet janë jashtëzakonisht të rënda dhe se gjendja financiare është alarmante.  “Si punonjës jemi të shqetësuar për vonesat e pagave. Dje kemi marrë rrogë, por kemi mbi 200 postierë të papaguar”,  shtoi Veligdenov.

Ai thotë se është e rëndësishme të mos vazhdohet me politikën e keqe kadrovike partiake që ka vite e vite dhe e ka sjellë Postën e Maqedonisë në prag të mbijetesës. Problemi kyç, sipas tij, është pikërisht sistemi.

Mbi të gjitha, Veligdenov thekson se qëllimi është përgaditja e një sistematizimi të ri sipas nevojave të kompanisë dhe tregut, dhe vëmendja e madhe në procesin teknologjik dhe përpunimin e dërgesave. /SHENJA/

Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Personat e paaftë dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë.

Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (i paaftë ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë e njofton KSHZ-në jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill ora 24:00, siç është shënuar në orarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KSHZ-ja informon se personat e paaftë apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e bën këshilli zgjedhor përgjegjës për realizimin e votimit për vendvotimin ku bëjnë pjesë këta persona, më 23 prill (e martë)”, shkruan në procesverbalin e KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.

CIVIL me kritika: Mos abuzoni fëmijët për fushatë zgjedhore! Duhet të ndalohet menjëherë

Abuzimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve: “Ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar”.

Ekipi monitorues i CIVIL-it ka konstatuar më shumë raste të keqtrajtimit të fëmijëve dhe të miturve gjatë fushatës zgjedhore sesa pothuajse të gjithë kandidatët në garën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Abuzimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve:

“Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar është i ndaluar”.

CIVIL u kujton partive politike, prindërve, mediave dhe institucioneve se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtën për një jetë dinjitoze dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ata kanë të drejtën e një fëmijërie të pakujdesshme, të lirë nga ngjarjet e përditshme politike.

Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në abuzimin e tyre politik. Shteti dhe institucionet kanë detyrimin t’u sigurojnë fëmijëve zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti!

CIVIL në vazhdimësi alarmon opinionin, institucionet, partitë politike dhe mediat për abuzimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet që të sanksionojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë.

CIVIL kërkon nga institucionet që të marrin sanksione vendimtare ndaj kujtdo që përpiqet të vendosë fëmijët dhe të miturit në listën e tyre të aktiviteteve. Thjesht duhet të ndalet, menjëherë!

Kalendari i imunizimit/ Demiri: Qytetarët t`i marrin vaksinat e nevojshme!

Kalendari për imunizimin e rregullt është përditësuar me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila pas një muaji do të jetë në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente për HPV-në, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, deklaroi sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë , Ilir Demiri. Ai theksoi se kjo vaksinë do të ofrojë parandalim më të mirë të infeksioneve nga virusi papilloma humane (HPV), lezionet prekanceroze, si kanceri i qafës së mitrës. Ministri Demiri, apeloi deri tek qytetarët që të pranojnë të gjitha vaksinat enevojshme, sepse siç tha, më mirë të bëhet parandalim, se sa kurim.Duke folur për vaksinimin, Demiri tha se planifikon të kërkojë ndryshime ligjore të cilat do të ndalonin regjistrimin në shkoll të fëmijëve të pavaksinuar.

“Megjithatë, nuk ka ligj që do të sanksiononte prindërit, të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre. Këtu është kontradikta. 09:32 Prandaj, shfrytëzoj çdo mundësi që kam që t’u bëj thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Shpresoj që pas zgjedhjeve do të përgatitit ndonjë kornizë ligjore që do të mundësojë sanksionimin e prindërvëe që nuk vaksinojnë fëmijët”, tha Ilir Demiri.

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

Javën e fundit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati për president Stevo Pendarovski sot e filloi me takime me banorët e komunës së Shkupit, Saraj dhe Çair.

Duke theksuar se para pesë vitesh kishte premtuar se do të jetë president i të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare, Pendarovski tha se të gjithë qytetarët i ndjen si të vetit.

Ai ka theksuar se dyert e tij kanë qenë të hapura, pavarësisht nëse kanë ardhur maqedonas, shqiptarë, turq apo qytetarë të etnive të tjera, apo dikush që nuk e ka votuar.

“Në çdo rast kam qenë me popullin, kam ndihmuar të gjithë dhe kudo dhe nëse i ndajmë qytetarët në shtet për shkak të përkatësisë etnike dhe për këtë disa kanë privilegje më të mëdha se të tjerët, shteti do të jo vetëm do të ngecë, por edhe do të kthehet prapa dhe nuk do të ketë mbarësi për askënd”.

“Nëse vendi nuk ecën përpara, nuk do t’i shihni këta të rinj që shihni, që kanë mbetur. Ata do të shkojnë atje ku ka një punë më të mirë, do të krijojnë një familje dhe do të jenë më të lumtur. Askush nuk do të na presë 20-30-40 vjet për ta përmirësuar atë”, tha Pendarovski.

Gir: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së

Euroambasadori Dejvid Gir nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se ndryshimet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por përsëriti se pret zbatimin e këtyre ndryshimeve për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së.

Para fillimit të panel diskutimit “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor” i cili u mbajt sot në Info qendrën e BE-së në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse ky kusht do të nënkuptonte hyrje në një krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të vazhdojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Jemi mes fushatës zgjedhore dhe nuk u përgjigjem në pyetjet për çështje politike. Natyrisht, ne presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat do t’i mundësojnë vendit të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gir.

Në organizim të Shoqatës ESTIMA, Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Shqipëria dhe Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të transportit në Info qendrën e BE-së u mbajt panel diskutim me temë “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”. Përveç euroambasadorit Gir morën pjesë edhe drejtori i Sekretariatit të komunitetit të transportit pranë EJL-së Matej Zakonjshek si dhe kryetarja e Shoqatës ESTIMA Ana Kërstinovska.

Evropa është në luftë, Lindja është në luftë” – Ali Ahmeti falënderon liderët e Frontit që u bashkuan

Ali Ahmeti tha se u është mirënjohës të gjithë atyre që ju bashkuan Frontit Europian.

Ahmeti shtoi se Europa dhe Lindja janë në luftë dhe kjo luftë është më qendër në Moskë dhe Kremlin.

“Evropa është në luftë, Lindja është në luftë. Ajo luftë që bëhet në Lindje sigurisht që qendrën e ka në Kremlin, në Moskë dhe nuk mund ariu polarë të jetë i qetë përderisa perandoria po përfundon. Do të shpëtoj perandorinë e tij. Të gjitha këto vatra zjarri në Lindje të Afërt e të Mesme, pikërisht bëhen për të ruajtur perandorinë ariu”, tha Ahmeti.

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

I ftuar në ClickPlus, Bilall Kasami tha se kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka mbështetjen e të gjithë koalicionit gjë që nuk e sheh te kundërkandidati Bujar Osmani.

Kasami tha se Bujar Osmani edhe kur u kandidua për president nuk ishte prezent, edhe tani në disa raste merr pjesë në tubime i vetëm lë të nënkuptoj se BDI është ende në dilema për kandidaturën e tij.

Tutje tha se sa i përket kampanjës se koalicionit VLEN, ka një entuziazëm të fuqishëm dhe njerëzit po e shprehin edhe me prezencë të tyre.

“Të dy kandidatët janë, ajo që shihet janë në kampanjë, në vizitë dhe promovim të programit të tyre presidenciale por ajo qe mund të vërehet që në fillim të kampanjës, shihet që kemi dy opsione, qasje të kampanjës. Kemi një të Arben Taravarit të cilin e përkrah koalicioni VLEN ku qëndron mbrapa gjithë koalicioni dhe kemi në anën tjetër Bujar Osmanin, që nga promovimi i tij që e bënë në mungesë të tij, dhe vazhdon, BDI sikur janë me dilema, të jenë me ka krejt mbrapa Bujar Osmanit apo nuk janë dhe kjo po vërehet. Diku është Aliu diku nuk është diku është dikush tjetër, diku është Bujari vetë”, tha Kasami.