Patëllxhanë role me djathë kaçkavall

Disa patëllxhanë role me djathë kaçkavall, është mënyra më e mirë dhe më e shijshme për ti konsumuar ato.

Mësoni si ti përgatisni:

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 1 vezë
  • 1 filxhan çaji me djath të bardhë të grirë
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë gjelle me borzilok
  • 1 filxhan kafe me djathë kaçkavall

Përgatitja: 

Në fillim lajmë patëllxhanët me ujë të bollshëm, i presim në feta të holla dhe i shtrojmë në një tepsi. U shtrojmë kripën, pak vaj ulliri dhe i lëmë të piqen për 20 minuta. Ndërkohë në një enë shtojmë djathin e bardhë, djathin kaçkavall, borzilokun dhe vezët. I përziejmë mirë.

I nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe secilës i vendosim pak nga masa që përgatitëm pak më parë. I mbështjellim ngadalë në formë roleje.

Sipër u shtojmë salcën e domateve të freskëta dhe i fusim përsëri në pjekje për 15 minuta. Në fund i nxjerrim dhe para servirjes u shtrojmë pak djathë kaçkavall dhe pak borzilok. Patëllxhanët role me djathë janë gati. shije.al