Pse të paguajmë për Office dhe Photoshop, kur mund t’i kemi falas?

Përderisa studentët dhe punëtorët e fushave të ndryshme janë mëse të varur nga përdorimi i këtyre platformave softuerike për të edituar tekste dhe imazhe, ata duhet të paguajnë për t’i patur.

Por, a keni pyetur ndonjëherë vetën për produkte zëvendësuese, simotra, të cilat ndonëse në emër janë të ndryshme, porse ato ofrojnë të njëjtat shërbime.

Këtu kemi një listë me produkte softuerike, të cilat kryejnë të njëjtat shërbime sikurse Paketa e Office, Photoshop, Adobe, porse mund t’i gjeni falas:

  1. Paketa Office: LibreOffice

Nëse doni një paketë të plotë për editimin e teksteve dhe dokumenteve, por nuk keni para për të downloaduar Office Package, atëherë keni LibreOffice, si opcion të mirë. Ndonëse në pamje duket më e varfër, si pasojë e investimeve më të vogla, ajo kryen shërbimet e njëjta sikurse Office.

2. Platformë e office pa nevojë për shkarkim: Google Drive

Nëse posedoni një llogari të Gmail, atëherë Google Drive gjendet aty, pa nevojë shkarkimi dhe më e mira është se posedon gjitha opcionet e Word Office.

3. Photo Editor: GIMP

Për të kryer shërbime të avancuara të editimit për fotografi në vend se të bleni paketën e Adobe Photoshop, keni GIMP, e cila ofrohet falas, poashtu.

Zëvendësues të tjerë:

Inkspace për Adobe Illustrator;

Video Editor: OpenShot;

/Sovrani.info