RASTI I CILI E TMERROI GJERMANINË

Imigranti e përdhunoi dhe e vrau vajzën 14 vjeçe dhe me emër të rrejshëm u arratisë në Irak!?

Autoritetet gjermane të enjten kanë thënë se një irakian është i dyshuar për përdhunim dhe vrasje të vogëlushes 14 vjeçe dhe se me siguri është arratisur nga vendi dhe është kthyer në Irak. Ky rast i ka tronditur thellë gjermanët dhe ka sjellë deri te apeli i politikanëve që të reformohen rregullat për azil në mënyrë që më lehtë të mund të deportohen imigrantët për të cilët mendohet se janë të dhunshëm.

Viktima, Susanna Feldman ishte çifute, megjithëse policia ka thënë se nuk ka provë se feja e saj ishte arsye për këtë krim. Rasti i këtij azilkërkuesi mund të kontribuoj në kundër-reaksion për vendimin e kancelares Angela Merkel që t’i hapë kufijtë për më shumë se një milion imigrantë në vitin 2015, transmeton Insajderi.com.

Adoleshentja nga qyteti i Maincit afër Frankfurtit është lajmëruar se është zhdukur më 22 maj. Të mërkurën u gjet e vdekur në një pyll në afërsi të hekurudhës në Veinsbaden në bregun e kundërt të lumit Rajna, në afërsi të qendrës së refugjatëve në të cilën ka jetuar sulmuesi i dyshuar, sipas policisë. Obduksioni ka treguar se ka qenë viktimë e sulmit seksual dhe të dhunës.
Policia ka thënë se është në kërkim të Ali Basharit 20 vjeç, për të cilin besohet se është arratisur në Erbil në Irak me familjen e tij para disa ditësh. Televizioni ARD ka raportuar se Bashar ishte i njohur për policinë sepse ishte bërë i dhunshëm me zyrtarët rreth statusit të tij të refugjatit dhe se më herët ka qenë i dyshuar për përdhunim të një vajze 11 vjeçe në shtëpinë e refugjatëve, megjithëse hetimi nuk ka sjellë rezultate të qarta.

Politikanët e të gjitha përkatësive politike kanë bërë thirrje për një hetim të plotë, në mes tjerash edhe për atë se si është e mundur që irakiani të arratiset nga Gjermania me prindërit dhe vëllezërit dhe motrat e tij, me, siç ka pretenduar policia, emra të rrejshme.

Anëtari konservativ i parlamentit Eckhardt Rehberg ka thënë se janë të nevojshme mjete financiare në mënyrë që të reformohet i gjithë procesi i azilit.”Tani duhet të thjeshtësohen mundësit e deportimit”, ka thënë ai./Insajderi.com.