Receta e veçantë e llokumeve të ftoit

Keni provuar ndonjëherë llokume ftoi? Papare i ka përgatitur për Living me një shije krejt të veçantë! Nëse deri sot ishit mësuar t’I hanit me arra, provojini edhe me fruta, por, kujdes, mos hani shumë!

Receta dhe fotografia nga Papare (Mirela Andoni)

Përbërësit:
1 kg ftonj
500 gr sheqer
200 ml ujë
1 limon
50 gr arrë kokosi

Përgatitja:
Ftonjtë i lajmë dhe i pastrojmë, i presim në copa të çrregullta me gjithë lëkurë dhe fara. I vendosim në zjarr, hedhim ujin dhe i ziejmë 1 orë. I buajmë me blender dhe i kullojmë në një site. Masën e përftuar e vendosim përsëri në tenxhere, shtojmë sheqerin dhe lëngun e limonit, e ziejmë në temp të ulët derisa të trashet. Shtrojmë letër furre në tavë dhe e lyejmë me pak gjalp hedhim masën e ftoit dhe e sheshojmë më lugë. E lëmë të ftohet dhe thahet plotësisht për 1 ditë, e presim në copa dhe i kalojmë në arrë kokosi.