Rusia Merr Vendimin: Asnjë Flamur I Kosovës Dhe Shqipërisë Nuk Do Të Lejohet Në Ndeshjen Serbi – Zvicër!

Shërbimi sekret rus e urdhëroi Federatën Zvicerane të Futbollit që të ndalojë tifozët e saj që të hyjnë në ndeshjen Zvicër – Serbi me flamuj të Kosovës apo edhe të Shqipërisë.

Rusët kanë paralajmëruar Zvicrën se nuk do të tolerojnë asnjë tifozë që do të ketë me vete flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë që të futet brenda stadiumit në Kaliningrad.

Ndeshja në fjalë sipas mediave ruse do të ketë siguri mjaft të madhe, duke pasur parasysh se në shkallët e stadiumit pritet të ketë edhe shqiptarë, që nga afër do të ndjekin yjet, si: Xhersan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Granit Xhaka. Mirëpo edhe për kundër ndalesës ruse, flamuri i Kosovës do të jetë prezent në fushën e stadiumit në Kaliningrad, duke pasur parasysh se Xherdan Shaqiri e mban atë gjithmonë në këpucët e tij të futbollit.

Zvicra ka barazuar në sfidën e parë të grupit “E” ndaj Brazilit me rezultatin 1:1, teksa Serbia falë atij super goli të shënuar nga Kolarov nga gjuajtja e lirë kishte mundur Kosta Rikën me rezultatin 1:0.