Samsung tejkalon Intel

Intel ka përjetuar një dominim të  gjatë teknologjik sa i përket prodhimit të qipave (CPU – central processing unit’s), porse në 2017 u raportua se sa i përket termave financiar, Samsung tejkalon të parën, transmeton Sovrani.info

Bloomberg raporton se tejkalimi u bë për herë të parë kur Samsung arriti të hyra vjetore prej 69.1 miliardëve, teksa Intel arriti në 62.8 miliardë. Raporti thotë se Samsung nuk qëndron prapa as në elemente të tjera të konkurrencës.

Përderisa Intel ka vijuar prodhimin në format klasike të saj, në anën  tjetër është e vështirë të mos gjesh një sistem operativ harduerik, pa prodhim të markës Samsung. Poashtu, Samsung gëzon dominim edhe në prodhimin e produkteve të tjera teknologjike, si TV, mjete shtëpiake, mjete për smartphone, etj./Sovrani.info