SHBA, pesë migrantë të vdekur pas përpjekjeve për t’i shpëtuar policisë

Pesë migrantë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti në përpjekje për t’iu shmangur policisë në kufirin e Teksasit, njoftoi media lokale.

”Aksidenti ndodhi në qytetin Big Wells, pranë San Antonios, pasi agjentët e US Border Patrol u përpoqën të ndalonin drejtuesin e një makine SUV”, theksoi stacioni televiziv lokal KSAT.

Në total, 14 persona ndodheshin në automjet duke përfshirë dhe drejtuesin që i mbijetoi aksidentit.

”Gjatë përndjekjes nga policia, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrolllin, çka ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve”, theksoi departamenti për Sigurinë Publike të Teksasit.

“Drejtuesi u arrestua nga agjentët për Sigurinë e Brendshme”, theksuan autoritetet.