Shitet apartamenti i Titos në Nju Jork, paratë do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë

Apartamenti dy katësh në Nju Jork në pronësi të ish Jugosllavisë do të shitet me vlerë prej 12.1 milion dollarë ndërsa paratë nga shitja do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë, ka bërë të ditur MPJ serbe transmeton Zhurnal.mk

Apartamenti i cili ka gjashtë dhoma gjumi dhe katër banjo është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllav në SHBA e në të ka qëndruar dhe ish kryetari Josip Broz Tito gjatë vizitave në Nju Jork.

Apartamenti i cili nga viti 1992 qëndron i zbrazur është blerë në vitin 1975 në shumë prej 100 mijë dollarë, shpenzimet për mirëmbajtje i ka paguar deri më sot Serbia andaj kërkon 40% nga shitja.