Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Francë, 5 shqiptarë të arrestuar

Policia franceze ka shkatërruar një grup të strukturuar të trafikut të drogës, ku në mesin e personave të ndaluar janë edhe 5 shqiptarë.

Lajmi është bërë publik sot nga mediat vendase, edhe pse gjithçka u finalizua në datën 3 shtator.

Sipas mediave franceze, aksioni ka ardhur pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, por thuhet se ata janë të moshës 30-40-vjeçare.

Kreu i Seksionit të Antitrafikut në Policinë e Annecy, Sipas Jean-Philippe Charvet, ka thënë se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge, në Francë dhe Zvicër.

Grupi përdorte dy ndërtesa si baza për mbajtjen e drogës, e pikërisht aty u sekuestrua edhe lënda narkotike.

U kapën në total 230 kg përzierës, tre automjete dhe 4 mijë euro.

Këto 230 kilogramë, të përziera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 mln euro.