Shkëndija feston titullin, thyen rekordin e golave

Shkëndija nga Tetova është kampion i ri i Maqedonisë. Skuadra shqiptare triumfoi në ndeshjen e fundit me rezultat bindës 4:0 kundër Pelisterit nga Manastiri. Kuqezinjtë janë kampionë bindshëm me 81 pikë apo me 35 pikë përparësi ndaj Vardari te Shkupit. Golat i shënuan: Armend Alimi (45′), Stenio Junior (47′), Ferhan Hasani (79′ e 83′-nga penalltia).

Shkëndija thyen edhe rekordin e golave, për 36 ndeshje ka realizuar gjithsej 101 e pësuar 27 sosh. Tetovarët dhanë maksimumin në një atmosferë festive që krijuan tifozët “Ballistët”.

Futbollisti Besart Ibraimi është shënuesi më i mirë në kampionat, me 23 gola, ka një më shumë se bashkëlojtari i tij, kapiteni Ferhan Hasani.