Shpërthim me eksploziv në banesat e dy vëllezërve shqiptar

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e vona të kësaj të diele në dy banesa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së lënv pas, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Në cepin e oborrit që lidh banesat e dy vëllezërve Besim Muça, dhe Ramazan Muça, është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si të dyshuar për ngjarjen apo që mund të kenë dijeni, 9 persona janë shoqëruar në polici.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes grupi hetimor vijon hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.