Shqiptari 26 vjeçar gjendet i vdekur në Francë

Trupi i një të riu nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Francë.

Ai u konstatua nga autoritetet mëngjesin e sotëm, në një autostradë në Metz.

Mediat e vendit kanë raportuar se viktima është një 26-vjeçar azilkërkues.

Deri më tani thuhet se ai u përplas nga dy makina ` në një aksident që ndodhi në autostradën që lidh Metzin me Borny-n, në urën “Vignoble”, transmeton Televizioni Koha.

Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Ende nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. /Tv Koha/