Si ta bëni nutelën në shtëpi për 15 minuta

Kush nuk e ha nutelën?! Është një nga rastet e vetme kur të rriturit nuk ndahen nga fëmijët. Living ju sugjeron ta bëni në shtëpi sepse është shumë e thjeshtë dhe cilësia do të jetë më e mirë!

Për të përgatitur kremin e shijshëm grini 100 gr çokollatë (jo të zezë) dhe vendosni në një tigan për të pjekur 80 gr lajthi.

Në mikser hidhni 100 gr sheqer dhe punojeni deri sa  ë përftoni një trajtë mielli. Shtoni lajthitë dhe çokollatën dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të keni një krem të trashë. Mos harroni që herë pas here duhet ta ndalni mikserin dh eta lini pak kremin të pushojë, për ta vijuar sërish.
Duhen rreth 5 minuta.

Në fund, në enën ku poqët lajthitë, vendosni 80 gr gjalpë dhe hidhni aty masën që përgatitët. Gradualisht hidhni edhe 100 ml qumësht dhe përziejeni deri sa kremi të jetë gati. Ky proces zgjat rreth 10 minuta.

Kalojeni nutelën e bërë në shtëpi në një enë qelqi dhe lëreni të pushojë të paktën 2 orë përpara se ta përdorni.

LIVING